31.10.2022

Trençevska: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr pjesë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve për intervenim të hershëm tek fëmijët 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbajti fjalim sot në manifestimin me rastin e prezantimit të gjetjeve nga “Analiza e gjendjes me ndërhyrje të hershme te fëmijët në Maqedoninë e Veriut”, e përgatitur në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në partneritet me Fakultetin Filozofik në Shkup dhe “RISE Institute” Washington D.C.   

Më shumë

31.10.2022

MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të tetorit 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 31.10.2022  (e hënë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin tetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. 

Më shumë

28.10.2022

Trençevska - Jankoviq: Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona vazhdon në të njëjtin drejtim 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nevena Jankoviq. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e ngushta dypalëshe mes vendeve, mundësitë që ofron Ballkani i Hapur, si dhe sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit në raport me të rinjtë dhe emigracionin. 

Më shumë

26.10.2022

Trençevska: Vetëm përmes negociatave të përbashkëta mund t'u përgjigjemi nevojave të të gjithë qytetarëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot priti përfaqësuesit e shoqatave të personave me dëmtim të shikimit, të cilët ishin pjesë e protestës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit i kërkuan ministres më shumë mjete për aksesorë si dhe rritje të lartësisë së pagesës së verbërisë që marrin. 

Më shumë

20.10.2022

Trençevska: “Unë jam më shumë se ajo që ka ndodhur, jam vetëm një fëmijë”të jetë udhërrëfyes në sigurimin e drejtësisë për çdo fëmijë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë sot në një manifestim të organizuar nga UNICEF, me titull “Pasqyrë e reformave në drejtësi që ndërlidhen me fëmijët”, ku foli sesi sistemi i mbrojtjes sociale mund të arrijë tek fëmijët më të cenueshëm, të ofrojë parandalim dhe t’i mbrojë fëmijët që tashmë janë në kontakt me sistemin e drejtësisë. 

Më shumë

19.10.2022

Trençevska: Barazia gjinore është një nga aspektet kyçe për prosperitetin e mbarë shoqërisë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësueset e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Biljana Radonçiç-Kerr-Lindzi, ndihmës-drejtoreshë në sektorin për përfshirje gjinore dhe ekonomike, BERZH dhe Esmeralda Shehaj nga BERZH - Tiranë dhe Marija Ristevska nga Qendra për Hulumtimin dhe Krijimin e Politikave  Kërkim dhe Politikëbërje (QHKP). 

Më shumë

19.10.2022

Husejin: Investojmë në integrimin e romëve në të gjitha rrymat sociale, ne ndërtojmë një shoqëri që përfshin, jo përjashton

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, mori pjesë në Takimin ministror për Integrimin e Romëve në Podgoricë, organizuar nga Qeveria e Malit të Zi.

Më shumë

19.10.2022

Trençevska: Si institucione shtetërore, së bashku me sektorin civil dëgjojmë nevojat e qytetarëve në vend

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, morën pjesë në hapjen e Qendrës për shëndet mendor dhe mbështetje psiko - sociale nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

18.10.2022

Trençevska për TV 24: Me pakon e re të masave kundër krizës i përfshijmë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, siguruam edhe 15% paga më të larta për edukatoret dhe përkëdhelëset

“Të gjithë janë të prekur nga kriza. Por, fokusi ynë është te më të rrezikuarit. Në komunikim me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në sferën e mbrojtjes sociale, ministritë e tjera, qendrat për punë sociale, i kemi përcaktuar grupet e synuara sepse janë më të rrezikuarat për momentin”, tha ministrja Trençevska në emisionin “Argument Plus” në TV 24.

Më shumë

18.10.2022

Trençevksa: Në bashkëpunim me komunat ju dalim në ndihmë qytetarëve

“Përmes dialogut dhe negociatave shumë mujore me përfaqësuesit e SASHK-ut finalizuam marrëveshjen kolektive. E  nënshkruam dhe e publikuam në Gazetën Zyrtare dhe tashmë është në fuqi. Marrëveshja kolektive përmban shumë përfitime dhe të drejta shtesë si dhe detyrime për punonjësit e kopshteve. Rritja e pagës 15% siç e kemi premtuar është pjesë e kësaj marrëveshjeje kolektive, që do të thotë se me pagesën e pagës së shtatorit, edukatoret, përkëdhelëset dhe ekipet profesionale në kopshte do të marrin pagë më të lartë”, tha Trençevska në emisionin e mëngjesit të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Më shumë

18.10.2022

Trençevska për MTV: Propozim Ligji për mbështetje financiare hyn në procedurë kuvendore, besojë se deputetët do ta mbështesin

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin e mëngjesit të Televizionit Maqedonas, foli për pakon e re të masave kundër krizës të krijuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë për qëllim mbështetjen e kompanive dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve në prag të dimrit.

Më shumë

13.10.2022

Trençevska për TV Klan: Sistemi i mbrojtjes sociale i absorbon kategoritë e cenueshme të qytetarëve, por qëllimi është aktivizimi i tyre në tregun e punës 

“Ashtu siç e përballuam me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia, besoj se do ta përballojmë me sukses edhe krizën ekonomike dhe energjetike. Sistemi social dhe reformat kanë treguar se në kohë krize sistemi është i hapur dhe stabil dhe mund të absorbojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për mbështetje derisa të aktivizohen në tregun e punës”, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në  debatin televiziv në televizionin Klan. 

Më shumë

12.10.2022

Në fokus të Këshillit Ekonomik dhe Social janë masat e qeverisë kundër krizës

Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti mbledhjen të cilën e drejtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e këtij trupi.

Më shumë

07.10.2022

Trençevska: Masa për vetëpunësim është një nga masat më të suksesshme të Planit Operativ

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, në zyrën rajonale të APRMV-së, në Shtip, i shpërndanë grantet për vetëpunësim të shfrytëzuesve të masës së Planit Operativ të masave aktive dhe programet për vitin 2022.

Më shumë

07.10.2022

Trençevska nga Tekstiliada në Shtip: Krijojmë politika dhe masa nëpër një proces transparent dhe përfshirës, vazhdojmë me mbështetjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e panel diskutimit të 6-të me radhë Tekstiliada me titull “Pagë për jetë – TANI DHE MENJËHERË” e cila u mbajt në Shtip. Qëllimi i manifestimit është të hapet tema e nivelit lokal përmes kulturës, artit dhe debatit, të përfshihen partneritetet për nisjen e dialogut social për çështjet aktuale të cilat i prekin të gjithë në veçanti punonjësit dhe të rinjtë në vend.

Më shumë

07.10.2022

Trençevska me rastin e Javës Botërore të Fëmijëve: Për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është prioriteti ynë në punë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, sot me rastin e Javës Botërore të Fëmijëve, të vizitojë qendrën ditore të autizmit në Shtip dhe një shtëpi e vogël grupore. Ashtu siç edhe vetë pohon koha e kaluar me fëmijët është kohë cilësore e kaluar nga e cila ka vetëm kujtime të bukura.

Më shumë

06.10.2022

Trençevska: Vetëm përmes informimit të qytetarëve mund ta kthejmë besimin te sistemi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi me Këshillin e ndjekjes së situatës në sistemin pensional në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Financave, MAPAS dhe Shoqëritë e Pensionistëve. Në seancën e këshillit folën për reformat tatimore dhe përfitimet nga shtylla pensionale e dytë dhe e tretë. Gjithashtu u prezantua dhe Analiza e gjendjeve aktuale në sigurimin pensional kapital dhe financiar të përpunuar dhe të prezantuar nga ana e MAPAS.

Më shumë

06.10.2022

Trençevska: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktika me Austri, e avancojmë kujdesin si formë të mbrojtjes së fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Harald Fuger, atashe pranë Ambasadës së Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Juliana Nakova Gapo, drejtor ekzekutiv i SOS Fshatit të Fëmijëve Maqedonia e Veriut, me fjalime përshëndetëse e hapën Konferencën dyditore për shkëmbim të njohurive dhe praktikave ndërmjet personave profesional nga Austria dhe Maqedonia e Veriut, me temë: “Përkujdesi dhe familjet kujdestare”, në Klubin e Deputetëve.

Më shumë

05.10.2022

Trençevska për TV 24: Ligji i Ri për Marrëdhëniet e Punës do të përmbajë forma të tjera të marrëveshjeve për punësimin dhe mbrojtjen më të madhe nga keqpërdorimi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e TV 24 foli edhe për Ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, për atë se cilat do të jenë risitë, të drejtat dhe obligimet e punëtorëve dhe punëdhënësve. Njëkohësisht, ajo theksoi se, duke pasur parasysh se është një ligj sistematik që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës, partnerëve socialë, përfaqësuesve të Odës Ekonomike, Organizatës së Punëdhënësve, sindikatave, si dhe sindikatave jo të përfaqësuara, ligji po përgatitet për një periudhë më të gjatë.

Më shumë

05.10.2022

Trençevska për TV 24: Rritje të pagave për 15% për bartësit e veprimtarisë në kopshte, vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e fëmijëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e sotme në programin e mëngjesit të Televizionit 24, foli për kushtet në kopshte që ndërlidhen me krizën energjetike, si dhe për pagat në kopshte. 

Më shumë

05.10.2022

Trençevska për TV24: Qytetarët të jenë të qetë, do të ketë të holla për ekzekutimin e pensioneve dhe pagave 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte mysafire në Televizionin 24, ku foli për disa tema që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

Më shumë

05.10.2022

Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shtator 2022. 

Më shumë

04.10.2022

Trençevska: Përmes dialogut mund të gjejmë zgjidhje fleksibile që janë gjithmonë në favor të punëtorëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar ambasadorin e Austrisë, dr. Georg Vucas dhe përfaqësues të kompanisë tekstile “Texport”.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballet industria e tekstilit në drejtim të përmbushjes së planit të punës të planifikuar, nevojën për punë jashtë orarit për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar dhe të interesuar për t’u angazhuar në veprimtarinë prodhuese. 

Më shumë

03.10.2022

Trençevska: Qendra Ditore për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara në Likovë e konfirmon suksesin e reformës sociale 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, kanë vizituar Qendrën e specializuar ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara, që gjendet në vendbanimin Orizare. 

Pas përafërsisht një viti nga marrja e licencës për kryerjen e veprimtarisë në fushën e mbrojtjes sociale, në këtë Qendër ditore moderne të specializuar qëndrojnë 14 fëmijë në baza ditore dhe ka një kapacitet prej 38 fëmijëve me aftësi të kufizuara nga disa vendbanime të komunës së Likovës. Ngritja e këtij shërbimi social dhe funksionimi i kësaj Qendre ditore janë pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore. 

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.