28.02.2022
Trençevska u takua me familjet Anastasov dhe Zeјnelov nga Shtipi: U binda se mbrojtja sociale ofrohet aty ku është më e nevojshme
Kujdesi për qytetarët tanë që janë në rrezik social është prioriteti ynë. Sistemi i mbrojtjes sociale në vend ka kapacitet që të kujdeset për çdo familje, për çdo person që do të jetë në rrezik social, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, pas takimit me familjet Anastasov dhe Zeјnelov nga Shtipi.
Më shumë
28.02.2022
Trençevska - Shoqata e të verbërve nga Shtipi: Shoqatat dhe organizatat joqeveritare janë partnerët tanë kyç në zbatimin e masave sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Shtip vizitoi Shoqatën e të Verbërve. Në takim përfaqësuesit e Shoqatës informuan për sfidat aktuale me të cilat përballen, të drejtat sociale që i shfrytëzojnë dhe mundësitë për përmirësimin e tyre, respektimin e ligjeve për të drejtat e të verbërve dhe avancimin e tyre. Ata theksuan se masat sociale ndihmojnë në ngritjen e standardit jetësor të këtij grupi të qytetarëve.
Më shumë
25.02.2022
Trençevska: Nuk do të ndalemi derisa të vendosim një ekuilibër të plotë në barazinë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot u takua me përfaqësueset e UN Women - Shkup. Në takim u diskutua për format e ndryshme të dhunës ndaj grave, bashkëpunimin dhe promovimin e politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe Ligjin e Ri për Barazinë Gjinore dhe themelimin e Qendrës së Parë Burimore për krijimin e politikave.
Më shumë
25.02.2022
Trençevska: Përmes dialogut të suksesshëm deri në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe zhvillim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësues të Konfederatës së Bizneseve të Maqedonisë. Në takim u diskutua për dialogun e suksesshëm në Këshillin Ekonomik dhe Social në kuadër të ngritjes së pagës minimale në 18.000 denarë. Kryetari i Konfederatës së Biznesit, Mile Boskov, e informoi ministren Trençevska për nevojën e ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune, në sferën e orarit fleksibël të punës, që do të jetë hapi i parë drejt futjes së marrëveshjeve kolektive. Ministri theksoi se zgjidhja e re ligjore që rregullon marrëdhëniet e punës ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve është rezultat i dialogut me të gjitha palët e interesuara.
Më shumë
25.02.2022
Trençevska: Reformat sociale japin rezultate, jeta me mbështetje ofron kushte dhe mundësi më të mira për personat me aftësi të kufizuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot takoi një pjesë të ekipit që punon në projektin “Së bashku për më shumë mundësi dhe mbështetje” – TIMOR financuar nga BE-ja, si mbështetje e procesit të deinstitucionalizimit të personave me aftësi të kufizuara.
Më shumë
25.02.2022
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkushtim punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, prezantohet Raporti “Analiza e rregulloreve, qasjeve dhe metodave në punësimin e personave me aftësi të kufizuara”
Raporti për gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut të titulluar si “Analiza e rregulloreve, qasjeve dhe metodave në punësimin e personave me aftësi të kufizuara”, e cila është pjesë e projektit “Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale” u prezantua në tryezën e sotme të rrumbullakët “Kalimi i hendekut – Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”. Për nevojat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, projekti zbatohet nga Eptisa, me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.
Më shumë
25.02.2022
Trençevska: Me forcimin e dialogut me të gjitha palët e interesuara dhe kapacitetet për programim dhe shfrytëzim të fondeve IPA, deri në përfitime më të mëdha për qytetarët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në takimin e parë koordinues ministror, të kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe koordinator nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, ku u diskutua për rëndësinë e formimit të grupeve punuese sektoriale për nevojat e IPA-së dhe rritjen e tyre në një forum që duhet të sigurojë planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të prioriteteve kombëtare në koordinim me të gjithë palët e interesuara.
Më shumë
25.02.2022
Trençevska: Përfshirja e plotë e romëve në shoqëri është obligim për të cilin punojmë së bashku
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot hapi takimin dyditor të punës për përfshirje sociale të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, Kuvendit, organizatave ndërkombëtare dhe të organizatave civile.
Më shumë
24.02.2022
Trençevska: Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet fokusi i punës sonë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka zhvilluar takim me përfaqësues të Asociacionit të Shoqërive Mbrojtëse “ZAPOVIM”. Në takim është diskutuar draft-versioni i Projektligjit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ministrja Trençevska theksoi se teksti i ligjit nuk është përfundimtar dhe se në përgatitjen e tij do të përfshihen organizatat përkatëse, partnerët e MPPS-së dhe do të organizohet edhe debat publik.
Më shumë
23.02.2022
Trençevska: Vazhdojmë partneritetin afatgjatë me Këshillin e Evropës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska u takua me përfaqësues të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Ministrisë dhe Projekteve të Këshillit të Evropës për Promovimin e Barazisë dhe Diversitetit, Parandalimin dhe Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, Programi ROMAKTED-Faza 2, promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal. Ministri theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Evropës, për të cilin pret të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Më shumë
23.02.2022
Trençevska: Perspektiva gjinore dhe përfshirja e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve në shoqëri është prioriteti ynë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me drejtorin e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitasi, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për punë me projekte në terren dhe kompetencat e ministrisë. Në takim u theksua rëndësia e përfshirjes më të madhe të kategorive të rrezikuara të qytetarëve në të gjitha segmentet e shoqërisë. Theks i veçantë iu kushtua grave dhe grupeve të margjinalizuara të qytetarëve.
Më shumë
23.02.2022
Trençevska: Siguruam pagë minimale prej 18.000 denarë, punonjës dhe vlerësimi i punës së tyre mbetet prioriteti ynë
Kuvendi sot në lexim të dytë i miratoi ndryshimet në Ligjin për pagë minimale, me të cilat përcaktohen kushtet për pagën minimale prej 18.000 denarë. Ato duhet të nisin aplikimin me pagën e marsit që do të paguhet në muajin prill. Ligji për pagën minimale u miratua me 90 vota PRO, asnjë kundër dhe abstenim. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska tha se me përcaktimin e pagës minimale prej 18.000 denarë, ka rritje të dyfishtë nga viti 2016, me çka u bëm lider në Evropë me pjesëmarrjen e pagës minimale në pagën mesatare.
Më shumë
23.02.2022
MPPS: Nesër fillon pagesa në etapa e pensioneve të shkurtit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej nesër 24.02.2022 (e enjte), fillon pagesa në etapa e pensioneve të shkurtit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.
Më shumë
18.02.2022
MPPS: Kujdesi për fëmijët dhe familjet në rrezik social është prioriteti ynë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më 15 shkurt 2022 në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale është mbajtur takimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Ilija Jovanoviq nga shoqata “Krijojmë të Ardhme”.
Më shumë
18.02.2022
Filloi dialogu për rritje të vazhdueshme të pensioneve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti dialogun e parë të hapur për metodologjinë e re e cila në të ardhmen do të ofrojë rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme të pensioneve. Kështu, metodologjia pritet të ruajë stabilitetin e arritur të Fondit Pensional.
Më shumë
18.02.2022
Trençevska - Koja: Mbështetja nga Misioni i OSBE-së e rëndësishme për realizimin e projekteve të filluara dhe të reja
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot takoi Shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, me të cilin diskutuan për barazinë gjinore, mosdiskriminimin, përfshirjen e komunitetit rom dhe kapacitetet e administratës.
Ministrja Trençevska theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në është shumë i rëndësishëm në realizimin e projekteve dhe se pret që ai të vazhdojë.
Më shumë
18.02.2022
Trençevska: Komuniteti rom mbetet pjesë e prioriteteve në programin e Qeverisë 2020-2024 dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me drejtorin e OJQ-së Çelim nga Italia, përfaqësuesin rajonal të projektit dhe me Qendrën Burimore të Romëve nga Shkupi, si zbatues të projektit “Sigurimi i kushteve të mira banimi për komunitetin rom”, si pjesë e Programit të Veprimit IPA II 2017, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Më shumë
17.02.2022
MPPS - Banka Botërore: Bashkëpunimi i krijuar do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme
Zbatimi i “Projektit për Reagim Emergjent të gjendjes me Covid-19” në Maqedoninë e Veriut ishte tema e pjesës së dytë të konferencës së sotme në Zoom. Qëllimi i projektit të zbatuar nga Ministritë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Shëndetësisë është parandalimi, zbulimi dhe dhënia e përgjigjeve të duhura ndaj kërcënimit të pandemisë shëndetësore dhe forcimi i sistemeve kombëtare të gatishmërisë për mbrojtjen e shëndetit publik.
Më shumë
16.02.2022
Trençevska: Krijojmë shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë dhe përfshirja duhet të fillojë nga ne
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Organizatave me Aftësi të Kufizuara të Maqedonisë, i përbërë nga shtatë shoqata të organizuara sipas llojit të aftësisë së kufizuar.
Më shumë
14.02.2022
Trençevska u takua me përfaqësues të Odës së Zejtarisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësues të Odës së Zejtarisë. Në takim u informuan për sfidat me të cilat ballafaqohen me zgjidhjen e re ligjore e diela ditë jopune dhe nevojën për të punuar të dielën parukierët, estetistët dhe prodhuesit e caktuar të furrave dhe ëmbëlsirave. Sipas tyre, duke punuar të dielave në aktivitete të caktuara të zejtarisë do të mund të mbrohen interesat e zejtarëve dhe shtetit nga ekonomia gri. Ministrja Trençevska theksoi se Ministria do ta shqyrtojë propozimin e Odës së Zejtarisë.
Më shumë
14.02.2022
Trençevska-Paoluçi: Banka Botërore është partneri dhe mbështetësi ynë i madh, veçanërisht në kohën e Covid-19, në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi.
Më shumë
13.03.2022
Trençevska: Paga e marsit 18.000 denarë për 80.000 bashkëqytetarë tanë dhe mbështetje financiare për punëdhënësit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vizitoi konfeksionin e modës “Milano”, në Shtip, biznes familjar i filluar në vitin 1996 dhe që sot udhëhiqet nga gjenerata e dytë e kësaj familjeje.
Më shumë
12.02.2022
Trençevska: Zbatojmë politika që janë përgjigje për nevojat e prindërve të vetëm, reforma sociale jep rezultate reale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar dy familje me një prindër në Shtip, me të cilët bisedoi për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe për efektet e reformës sociale me të cilën ndryshoi tërësisht qasja ndaj kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
Më shumë
11.02.2022
Trençevska: Jemi të përkushtuar që qytetarët e grupeve të rrezikuara t'i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre për shërbime sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësues të organizatës joqeveritare të grave rome nga Shuto Orizari. Në takim u prezantuan nevojat dhe sfidat me të cilat përballen gratë rome në drejtim të ushtrimit të të drejtave sociale, të drejtës për dokumente personale të personave pa shtetësi, mungesës së mjekut gjinekolog, punësimit sipas çelësit etik dhe miratimit të Strategjisë së re Kombëtare për Romët 2022-2030. Ministrja Trençevska theksoi se sistemi i mbrojtjes sociale është i gatshëm t'i absorbojë të gjitha familjet në rrezik social.
Më shumë
11.02.2022
Trençevska: Mentori social është hallkë e domosdoshme në sistemin e mbrojtjes sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot takoi përfaqësuesen e Asociacionit për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim - PABLIK dhe përfaqësuesen e GIZ-it, si mbështetës të Projektit për të drejtat sociale për kategoritë e rrezikuara - SORI.
Më shumë
11.02.2022
Trençevska zhvilloi takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Minierës “Buçim”
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska u takua sot me përfaqësuesit e Sindikatës nga Miniera “Buçim”. Ata informuan se po kërkojnë përcaktimin e vendeve të reja të punës me stazh të benificuar.
Më shumë
10.02.2022
Trençevska: Me politika dhe strategji vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse në të cilën personat me aftësi të kufizuara kanë të drejta të barabarta dhe qasje në përparim dhe zhvillim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me koordinatorin e Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Spase Dodevski.
Më shumë
10.02.2022
Trençevska: Gjermania është miku dhe mbështetësi ynë në politikat që synojnë avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen sociale dhe barazinë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi një takim me ambasadoren gjermane në vend, Anke Holshtajn dhe zëvendësambasadorin dhe udhëheqësin e sektorit ekonomik në Ambasadën gjermane, Oto Graf.
Më shumë
09.02.2022
Trençevska: Deinstitucionalizimi vazhdon, në Veles u hap shtëpia e parë e vogël në grup për personat me aftësi të kufizuara
Deinstitucionalizimi vazhdon, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska nga Velesi, ku sot promovoi njësinë e parë për banim me mbështetje, në të cilën janë strehuar pesë ish përfitues të Entit Special Demir Kapi. Sipas nevojave individuale të përfituesve, përkujdeset për ta 24 orë ekipi i kujdestarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional nga “Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe pengesa të tjera – Veles”.
Më shumë
09.02.2022
Rritje e pagës për rreth 45 euro për buxhet më të madh të vendit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, sot vizituan kompaninë e tekstilit “Textile Solution” në Shkup.
Më shumë
09.02.2022
Trençevska-Kristin Bengston: Avancimi i barazisë gjinore në shoqëri është prioriteti ynë i përbashkët, bashkëpunimi vazhdon
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi një takim me ambasadoren e Suedisë në vendin tonë, Kristin Forsgren Bengtson, ku u konfirmuan marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, mbështetja që Suedia i jep vendit tonë dhe bashkëpunimi në fusha shumë të rëndësishme për ndërtimin e shoqërisë moderne.
Më shumë
08.02.2022
Тrençevska: Me zgjerimin e kapacitetit, kopshti “Detska Radost” tani mund të kujdeset për 157 fëmijë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Treçevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, sot vizituan kopshtin “Detska Radost” nga kjo komunë, e cila ka zgjeruar kapacitetin për 57 fëmijë shtesë, me përfundimin e një pjese të re që lidhet me objektin ekzistues.
Më shumë
07.02.2022
Trençevska: Në interes të të gjithë pensionistëve do të ndryshojmë sistemin e harmonizimit të pensioneve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në intervistën e sotme në TV 24 tha se përmirësimi i cilësisë së jetës së pensionistëve është prioritet kryesor dhe për këtë arsye rritja e pensioneve është pjesë e programit të ri të qeverisë 2022-2024.
Më shumë
07.02.2022
Trençevska për TV 24: Gjendja me pandeminë në kopshte është stabile, këtë vit hapim edhe 10 objekte të reja
“Gjendja me pandeminë në kopshtet e fëmijëve është stabile, këtë e konfirmojnë edhe të dhënat të cilat i marrim në nivel ditor, si dhe pasqyrë e bazës javore. Në javën e fundit janë evidentuar 75 persona të punësuar dhe 24 fëmijë pozitiv në Covid-19, në nivel të shtetit”, informoi ministrja Trençevska në intervistë për TV 24.
Më shumë
07.02.2022
Trençevska për TV 24: Jam optimiste se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për rritjen e pagës minimale
Besoj se vazhdimi i dialogut social të Këshillit Ekonomik dhe Social do të sjellë zgjidhjen më të përshtatshme, e cila do të pranohet nga të gjithë partnerët social. Për ne si Qeveri, përmirësimi i gjendjes ekonomike të punëtorëve është prioritet kryesor dhe do të rritet paga minimale, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Treçevska, në intervistën e sotme në TV 24. Ministrja tha se është optimiste se do të gjendet një zgjidhje e mirë për punëtorët, punëdhënësit dhe për Qeverinë si partnerë.
Më shumë
04.02.2022
Vazhdon dialogu social
Këshilli ekonomik-social sot vazhdoi diskutimin për përcaktimin e pagës minimale në vend.
Më shumë
04.02.2022
Trençevska: Me sipërmarrësi sociale hapim vende të reja pune
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe udhëheqësja e ekipit të projektit “Nxitja e ndërmarrësisë sociale”, Barbara Sadovska, të financuar nga BE-ja, në takimin e sotëm konstatuan se mbrojtja dhe ndihma nga institucionet është kyçe në mbështetjen e ndërmarrësisë sociale përmes së cilës grupet e cenueshme fitojnë shans për t’u përfshirë në komunitet. Trençevska tha se institucionet kanë treguar kohezion dhe bashkëpunim në sigurimin e kushteve të punës në mënyrë që të zvogëlohet pabarazia.
Më shumë
03.02.2022
Trençevska: Inkluzioni u jep shans fëmijëve me aftësi të kufizuara që në të ardhmen të kontribuojnë në shoqëri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot u takuan me prindërit e Ëmblës nga Gostivari. Rasti që në publik ngriti interes dhe reagim të madh.
Më shumë
03.02.2022
Trençevska-Sandri: Partneriteti me UNHCR po thellohet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe përfaqësuesja e UNHCR-së, Agjencia e refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara, Monika Sandri sot mbajti një takim protokollar. Ministrja Trençevska tha se në vitin që në vitin e ardhshëm pret që Ministria dhe UNHCR ta vazhdojnë bashkëpunimin në përforcimin e institucioneve të cilat ballafaqohen me refugjatët dhe emigrantët. Në takim u hap edhe tema për thellimin shtesë të bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe çrrënjosjes së të mos posedimit të shtetësisë.
Më shumë
03.02.2022
Trençevska – Grigorian: Vazhdojmë me realizimin e projekteve për reformat sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan, në takimin e sotëm diskutuan për projektet që do të realizohen gjatë këtij viti. Ministrja Trençevska theksoi se UNDP-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm sepse me vite ka përkrahur zbatimin e reformës sociale në vend, e cila siguron mbrojtje më të madhe të grupeve të cenueshme të qytetarëve. Ajo ka informuar edhe për masat e reja nga Plani Operativ për vitin 2022.
Më shumë
03.02.2022
Trençevska: UNICEF është mbështetësi ynë i madh dhe partneri në politikat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, vazhdon bashkëpunimi
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me Artur Ajvazov, zëvendës-kryetar i UNICEF-it, në vend, ku u bisedua për projektet aktuale dhe të ardhshme dhe bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Më shumë
03.02.2022
MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin janar 2022.
Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 3 shkurt 2022.
Më shumë
02.02.2022
Trençevska: Buxheti rekord prej 28 milionë euro për realizimin e masave nga Plani Operativ për vitin 2022
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, sot vizituan kompaninë e IT-së “Maxhiks”. Gjatë takimit me sipërmarrësen e re Katerina Zdraveva dhe të punësuarit, ministrja tha se kompania start-up është shembulli i duhur se masat qeveritare për punësim janë të suksesshme, sepse për dy vite e gjysmë shënon rezultate të rëndësishme, jo vetëm në tregun vendas por edhe në tregun e huaj. Për shkak të interesimit të madh për aftësitë digjitale, Trençevska paralajmëroi se me Planin e ri Operativ për këtë vit Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale krijojnë masa për punësim në fushën e sektorit të IT-së.
Më shumë