08.12.2022

MPPS: Ministria në tetor ka kursyer 47.4% energji elektrike

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në tetor 2022, me aplikimin e masave për kursimin e energjisë elektrike, ka shënuar konsum më të ulët prej 47,4% krahasuar me konsumin e energjisë elektrike në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se gjatë tetorit 2022 janë konsumuar 6776 kWh energji elektrike, që është 47,4% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe punonjësit e këtij institucioni vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me aplikimin e masave të parapara, të cilat mundësojnë shfrytëzimin racional të burimeve, dhe njëkohësisht mbarëvajtjen e të gjithë procesit të punës.

Masat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë pjesë e paketës së miratuar nga Qeveria për uljen e konsumit të energjisë elektrike në institucionet shtetërore dhe publike, me synim sigurinë në furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.