22.12.2022

MPPS: Trençevska në vizitë studimore në Republikën e Kroacisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka filluar vizitën studimore dyditore në Zagreb të Republikës së Kroacisë, e organizuar nën moton “Së bashku në mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve”. Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i praktikave pozitive nga Republika e Kroacisë për përmirësimin e pozitës së të rinjve si dhe promovimin e kujdesit për shëndetin e tyre mendor.

Ministrja gjatë kohës së vizitës do të ketë takim me ministrin e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale, Marin Piletiç, kryetarin e Qytetit të Zagrebit, Tomislav Tomasheviq dhe ministrin e Shëndetësisë, Vili Berosh.

Në kuadër të vizitës studimore, është edhe pjesëmarrjes së saj në shumë tryeza të rrumbullakëta, si dhe vizita në Qendrën për ballafaqim me bullizmin “Lluka Riz”, Poliklinikën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën për Shëndetin e të rinjve.

Angazhimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për avancimin e standardit të jetesës së të rinjve është prioritet. Në periudhën e ardhshme, shkëmbimi i praktikave dhe përvojave pozitive në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve do të shfrytëzohen në krijimin e politikave.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.