16.12.2022

Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore shpie në rezultate të dukshme pozitive

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku morën pjesë Zoran Anushiq, specialist i lartë për mbrojtje sociale nga Banka Botërore dhe Cveta Petrushevska-Jonçevska, analiste nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, si dhe përfaqësues të Njësisë së Projektit në Shkup. Në takim u përmblodhën rezultatet e “Projektit të Administrimit të Sigurimit Social”, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore, si dhe hapat e ardhshëm për periudhën e mbetur deri në përfundim të projektit, dhjetor 2024.

Ministrja Trençevska shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin me përfaqësuesit e Bankës Botërore, mbështetjen e tyre ekspertiale dhe ecurinë e Projektit, që parasheh aktivitete serioze reformuese që do të sjellin ndryshime të rëndësishme në sistemet e krijuara në fushën e evidencës së sigurimeve sociale, vlerësimit të aftësisë së kufizuar, punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe vende të punës të klasifikuara si profesione të rrezikshme me stazh të benificuar.

“Jemi të kënaqur me zbatimin e Projektit për Administrim të Sigurimeve Sociale dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tij në zbatimin e reformave në disa segmente kyçe. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet plotësisht zbatimin e mëtejmë të projektit dhe është e përkushtuar për intensifikimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimit me bankën”, tha ministrja Trençevska.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për bashkëpunimin e shkëlqyer, përkushtimin e personave të përfshirë nga Njësia Projektuese dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe në të njëjtën kohë e theksuan hapjen për bashkëpunim të mëtejshëm dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.