19.12.2022

Trençevska:  Kopshtet inkluzive janë qëllimi ynë, institucionet publike për fëmijë janë vendi për të gjithë fëmijët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi objektin “Pçellka” të institucionit publik për fëmijë “Angell Shajçe” në Kumanovë dhe dhuroi vizatime inkluzive me  alfabetin e Braj për fëmijët me shikim të dëmtuar. Këto libra me ilustrime vizatimore janë botuar nga Shoqata e Qytetarëve “Bota e të ndryshmëve, por të barabartë”.

Ministrja gjatë vizitës së saj, e theksoi rëndësinë e materialeve gjithëpërfshirëse në kujdesin parashkollor për fëmijët. Ajo theksoi se përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të mundësuar qasje për çdo fëmijë në kopshte janë të mëdha. Mjedisi gjithëpërfshirës, mundësia që çdo fëmijë të ketë qasje në materialet edukative e  mbështetë zhvillimin e fëmijës dhe integrimin e tij më të lehtë në mjedisin social.

Trençevska theksoi se çdo kopsht është vend për çdo fëmijë dhe se kjo do të vazhdojë të jetë praktikë pozitive edhe  në kopshtet e reja që janë në plan të ndërtohen në vitin 2023.

Vizita e ministres ishte edhe në frymën e festave para vitit të ri. Pati një shfaqje që u realizua nga  Snezhana Koneska - Rusi, e cila përmes artit, respektivisht vizatimeve ua përafroi fëmijëve përfitimet nga kjo vepër dhe ua shpjegoi qëllimin e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.