30.06.2022

Takimi i Ministres Trençevska me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot takoi përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SSNM), ku kanë biseduar për nevojën e përmirësimit të sigurisë sociale dhe ekonomike të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në punë.

Më shumë

30.06.2022

Trençevska: Zhvillimi i shërbimeve sociale lokale bashkon të gjithë faktorët në ndërtimin e komunitetit

Mbështetja për zhvillimin e shërbimeve sociale të qëndrueshme dhe cilësore në komunitetet lokale sipas nevojave të qytetarëve dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet komunave, si ofrues të shërbimeve sociale, ishte tema kryesore e eventit "Investimi në shërbimet sociale lokale", në të cilin, përveç ministres së punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në vend, Nafi Saraçini, kryetari i komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, përfaqësues të komunave dhe BNJVL-së, ekspertë të fushës së mbrojtjes sociale dhe organizatave të shoqërisë civile.

Më shumë

30.06.2022

ProCredit Bank dhuroi instrumente muzikore për Entin për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë

ProCredit Bank – Shkup, realizoi një donacion për IP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë. Në takimin e sotëm të drejtoreshës së Zyrës, Asie Pasholi dhe përfaqësuesve të bankës, u nënshkrua një donacion i instrumenteve muzikore: piano, 2 violonçelo, mandola, kitarë etj. Instrumentet janë të destinuara për terapinë kreative të personave me aftësi të kufizuara për të fituar aftësi të reja dhe për të tejkaluar sfidat në fushën e komunikimit dhe risocializimit.

Më shumë

29.06.2022

Trençevska: Familjet kujdestare janë jashtëzakonisht të rëndësishme për një shoqëri

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, mori pjesë në promovimin e familjeve kujdestare në Kavadar e cila është pjesë e fushatës “Zgjat dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar!” organizuar nga SOS Fshati i Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zyra për Veprimtari Sociale, Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare, Qendrat për Punë Sociale dhe Pushteti lokal.

Më shumë

28.06.2022

Husein: Dhomat sensore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për njerëzit me aftësi të kufizuara, prioriteti ynë është përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre 

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mori pjesë në promovimin e senzorike në qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në Vinicë.

Më shumë

28.06.2022

Trençevska: Përfshirja dhe respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara është një nga prioritetet tona kryesore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në Punëtorinë nacionale për përgatitjen e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” ku morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Oto Graf dhe drejtori i Zyrës së GIZ në Maqedoninë e Veriut, David Oberhauber.

Më shumë

28.06.2022

MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më datë 28.06.2022 (e martë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit, që vazhdojnë të paguhen parakohe.

Më shumë

25.06.2022

Trençevska: Nëpërmjet fushatës "Zgjat dorën dhe ndrysho jetën-bëhu kujdestar!", ngrisim ndërgjegjen e rëndësisë së familjeve kujdestare

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbrëmë në Manastir mori pjesë në fushatën “Zgjat dorën dhe ndrysho jetën – bëhu kujdestar!” organizuar nga SOS Fshati i Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Enti për Çështjet Sociale, Qendrat për mbështetjen e familjeve kujdestare, Qendrat për Punë Sociale dhe Pushtetin vendor. Qëllimi i fushatës, e cila filloi në fillim të qershorit, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e familjeve kujdestare dhe rolin e tyre në shoqëri.

Më shumë

24.06.2022

Trençevska: Dialogu social është një bazë e fortë për ndërtimin e një shoqërie në të cilën sundon drejtësia sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në Konferencën “Sfidat sociale”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës, Instituti Francez në Shkup dhe Aleanca Franceze në Manastir në kuadër të Presidencës franceze të Këshillit të BE-së. Qëllimi i konferencës ishte të jepte një pasqyrë të sfidave kryesore sociale me të cilat përballen qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet kandidate.

Më shumë

23.06.2022

Trençevska-Gir: Përkushtimi i përbashkët dhe realizimi i projekteve nga të cilat përfitojnë qytetarët vazhdon

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, N.T. z. Dejvid Gir.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për temat që janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe për bashkëpunimin e projekteve të përbashkëta, të cilat janë të një rëndësie të madhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Temat kryesore ishin në fushat e barazisë gjinore, mbrojtjes nga diskriminimi, përfshirja e romëve në shoqëri, procesi i deinstitucionalizimit, mbrojtja e fëmijëve dhe garantimi i të rinjve.

Më shumë

23.06.2022

Trençevska: Bashkëpunimi me organizatat civile dhe ndërkombëtare është kryesore në krijimin e përgjigjes humanitare në situatat e krizës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në manifestimin ku u prezantua analiza krahasuese – “Sfidat e KOVID-19 në përgjigje të migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Legis”, me pjesëmarrjen e sektorit ndërkombëtar dhe të shoqërisë civile.

Më shumë

22.06.2022

Trençevska: Së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe organizatat civile ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga agjencitë e OKB-së në vend, ku u prezantua “Analiza e gjendjes me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut-2021”, si dhe u prezantuar programi i përbashkët i KB “Nga njohuritë dhe angazhimi te fuqizimi dhe pjesëmarrja".

Më shumë

20.06.2022

Trençevska: Ne krijojmë politika dhe vendosim rregullore për kundërshtim më të suksesshëm të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë dhunën kibernetike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në forumin rajonal "Virtualja është reale: Forcimi i kornizës legjislative për mbështetjen e autonomisë fizike", organizuar nga Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara - UNFPA.

Më shumë

17.06.2022

Trençevska nga Roma: Takimet me ministra nga rajoni janë një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e bashkëpunimit nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të Konferencës Ministrore mbi plakjen në Romë, Itali, përveç pjesëmarrjes në konferencë, pati takime individuale edhe me ministrete Republikës së Turqisë dhe Serbisë.

Diskutimet e sotme të panelit përfunduan konferencën disa-ditore të organizuar nga UNECE, Grupi i Përhershëm i Punës i UNECE mbi Plakjen dhe Qeveria e Italisë.

Më shumë

16.06.2022

Trençevska nga Roma: Në krijimin e shërbimeve sociale të ardhshme sipas nevojave të qytetarëve, të dhënat demografike në një vend kanë një rol të rëndësishëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të Konferencës Ministrore në Romë, Itali, pati një takim me Drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Fondit të Popullsisë (UNFPA), znj. Xhulia Valeze, ku u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyer i projekteve të shumta me këtë organizatë. Ndër më të rëndësishmet janë hapja e qendrave të krizave për gratë që janë abuzuar seksualisht, projektet që zbatojnë Konventën e Stambollit dhe krijimi i mekanizmave për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Më shumë

16.06.2022

Trençevska nga Roma: Përmes politikave ekonomike dhe sociale përmirësojmë cilësinë e jetës së të moshuarve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, merr pjesë në konferencën dyditore ministrore në Romë, Itali, organizuar nga UNECE, Grupi i përhershëm i punës i UNECE për plakjen dhe Qeveria e Italisë.

Ministrja Trençevska sot mori pjesë në panel diskutimin e sesionit të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Zyra Rajonale e Fondit për Popullsinë (UNFPA), me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë demografike duke shfrytëzuar popullatën në plakje”.

Më shumë

16.06.2022

Ministrja Trençevska do të merr pjesë në Konferencën Ministrore në Romë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëton në Romë, Itali, për shkak të pjesëmarrjes së Konferencës Ministrore dy ditore mbi plakjen, në organizim të UNECE, Grupi i përhershëm i punës mbi plakjen i UNECE dhe Qeveria e Italisë.

Me konferencën e sivjetshme shënohen dy dekada nga miratimi i Planit të Veprimit të Madridit mbi plakjen dhe strategjia rajonale për implementim.

Më shumë

13.06.2022

Trençevska: Përfshirja e fëmijëve Romë në procesin parashkollor është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në sistemin arsimor

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mbajt prezantimi i rezultateve të arritura nga projekti “Përfshirja e fëmijëve Romë në institucionet publike komunale – kopshte”, në të cilën foli ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Më shumë

13.06.2022

Husein: Ndërmarrjet sociale krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe kontribuojnë në uljen e varfërisë për më të rrezikuarit

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver, Husein hapi Konferencën për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Sociale për Promovimin e Ndërmarrjeve Sociale para Sektorit Privat, duke shprehur përkushtimin e tij të sinqertë për zhvillimin e ekonomisë social dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e sipërmarrjes sociale.

Më shumë

09.06.2022

Takimi Trençevska-Kohler: ONP vazhdon të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përmirësimin e legjislacionit të punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, realizoi një takim me drejtorin rajonal të ONP-së për Evropë dhe Azi në Gjenevë, z. Hajnc Kohler. Temë e takimit ishin aktivitetet dhe projektet e realizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fushën e asistencës teknike dhe mbështetjes nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Më shumë

09.06.2022

Zëvendësministri Husein merr pjesë në Samitin e 25-të Ekonomik Euroaziatik në Stamboll, Turqi

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein merr pjesë në Samitin e 25-të Ekonomik Euroaziatik të organizuar nga Fondacioni Marmara (Marmara Group Fondation), në Stamboll, Turqi.

Më shumë

08.06.2022

Тrençevska nga Gjeneva: Dialogun social në vend e ngritëm në nivel më të lartë, së bashku krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbajti fjalim në sesionin e 110-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, që po mbahet në Gjenevë, Zvicër, i cili është trupi më i lartë për vendimmarrje të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

07.06.2022

Ministrja Trençevska do të merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot do të udhëtojë për Gjenevë, Zvicër, ku do të merr pjesë në Konferencën e 110-të Ndërkombëtare të Punës, i cili është trupi më i lartë për vendosjen e Organizatën Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

03.06.2022

Bytyqi dhe Trençevska në Panairin e Punësimit dhe Karrierës: Përmes politikave dhe masave rinore ne investojmë te të rinjtë në përputhje me nevojat dhe vizionin e tyre për zhvillimin e vendit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i detyruar për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska si përfaqësues të qeverisë, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorian, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, prof. Abdulmenaf Bexheti, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, folën në hapjen e dy ditëve të Punësimit dhe Karrierës. Panairi në Qendrën Burimore Rinore “I Can” në Gostivar.

Më shumë

02.06.2022

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin maj 2022.

Më shumë

01.06.2022

Trençevska: Investojmë në arsim cilësor parashkollor, kjo është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve mori pjesë në manifestimin final të përgatitur nga minimaturantët nga IPKKF Fidani, Komuna e Çairit.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.