23.12.2022

MPPS: Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në pritje solemne në Zagreb

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska si udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e saj, dekanin e Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, prodekanen e Fakultetit Filozofik, Natasha Stanojkovska Trajkovska dhe profesoreshën e Institutit për Punë Sociale dhe Politikë Sociale, Sofia Georgieva, ishin në pritjen solemne të organizuar nga Kryetari i Kuvendit të Qytetit të Zagrebit, Joshko Klisovoviq.

Pritja u organizua në kuadër të vizitës studimore të delegacionit nga vendi ynë në Republikën e Kroacisë me qëllim të shkëmbimit dinamik të përvojave në fushën e promovimit të shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve.

Kryetari i Kuvendit të qytetit i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë delegacionit dhee  theksoi rëndësinë e vizitës studimore. Ai iu referua pandemisë dhe zhvillimeve të fundit në botë që ndikojnë në shëndetin mendor dhe vuri në dukje se tani është momenti i duhur për të zhvilluar shërbimet sociale në këtë drejtim.

Në fjalimin e saj ministrja tha se Republika e Maqedonisë së Veriut sipas Kushtetutës është shtet social që kujdeset për çdo qytetar dhe promovon solidaritet dhe barazi. Ajo theksoi se pikërisht ky është motivi i qëndrimit të shkurtër studimor.

Trençevska e theksoi qasjen multisektoriale që e ka Zagrebi në procesin e krijimit të qasjeve të reja inovative, legjislacionit evropian, si dhe zhvillimin e sistemit të mbrojtjes sociale janë shembujt që Ministria do t’i ndjekë intensivisht në punën e saj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.