31.05.2022

Trençevska: Investimi në kapital njerëzor është investim në shtet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalimin në panelin e diskutimit “Kapitali njerëzor në shekullin XXI” në kuadër të “Forumit Ekonomik dhe Financiar në Shkup”.

Ministrja foli për rëndësinë e arsimit parashkollor dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve në kopshte. Si dhe për krijimin e politikave dhe masave për të adresuar sfidat e papunësisë dhe punësimit të të rinjve.

Më shumë

31.05.2022

Përmes trajnimeve në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor, fuqizohen kapacitetet e punonjësve në sektorin publik

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Mbështetjes të Zyrës së UN Women në Shkup, ka nisur një sërë trajnimesh që synojnë ngritjen e kapaciteteve në institucione, të cilat mbahen në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Përgjegjshmëri Gjinore dhe buxhete. Trajnimet organizohen në kuadër të projektit “Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Më shumë

31.05.2022

Trençevska: Dialogu social është çelësi për marrjen e vendimeve nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me ftesë të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, mori pjesë në Kuvendin vjetor të kësaj organizate me fjalimin e saj, në të cilën u referua për zgjidhjet aktuale ligjore në kuadër të Ministrisë, si dhe ligjet përgatitja e të cilave është në proces e sipër.

Më shumë

31.05.2022

Trençevska: Ne qëndrojmë për krijimin e një shoqërie më humane në të cilën të gjithë qytetarët kanë të drejta, mundësi dhe trajtim të barabartë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski vizituan shtëpitë e dy shfrytëzuesve të shërbimit për përkujdesje në shtëpi dhe u dhanë vendime për shfrytëzimin e këtij shërbimi, përmes Projekt-shërbimit për të moshuarit - "Qendra kujdeset për të rriturit."

Më shumë

31.05.2022

Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore rezulton vetëm me sukses

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me Ana Bjerde, nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore Shiaoçing Ju, Drejtoreshë e Strategjisë dhe Operacioneve në Bankën Botërore, Masimiliano Paoluçi nga Zyra e Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, vizituan kopshtin e fëmijëve në Vollkovë të ndërtuar përmes Projektit për Përmirësimin e Bankës Sociale të financuar nga Banka Botërore. Gjatë vizitës u prezantuan rezultatet konkrete të arritura në kuadër të projektit të mbështetur nga ekspertiza e ekipit të tyre.

Më shumë

30.05.2022

Trençevska: Ne krijojmë politika dhe masa që mundësojnë fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot në fshatin Dibër Kosovrasti i Poshtëm mori pjesë në takimin për rrjetëzimin dhe ndërtimin e aleancave “Mundësi për aktivizim ekonomik dhe punësim të grave nga Mavrova, Rostusha, Dibra dhe Qendra Zhupa” të organizuar nga Shoqata për Promovimin e barazisë gjinore Aksioni Zdruzhenska-Shkup, Shoqata Radika De-Dibër dhe Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane Shkup, si pjesë e projektit "Dimensioni gjinor i politikave në fokus - fuqizimi i qëndrueshmërisë në periudhën pas Kovidit", i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në kuadër të programit Civika Mobilitas. Në takim u diskutua për mundësitë e aktiviteteve ekonomike të grave në programet dhe masat e realizuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me të gjitha ministritë e burimeve.

Më shumë

27.05.2022

Husein: Ne vazhdojmë të krijojmë masa dhe programe që e bëjnë jetën më të lehtë për njerëzit në rrezik social

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mbajti sot një tryezë të rrumbullakët me temë “Përmes një tranzicioni të drejtë energjetik drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Më shumë

27.05.2022

Trençevska: Ndërmarrjet sociale krijojnë mundësi të barabarta dhe shoqëri të barabartë, të investojmë në zhvillimin e tyre, ata janë e ardhmja e shoqërive moderne

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e BE-së, David Gir, ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Hose Luis Lozano Garsia, përfaqësuesit e ambasadave të Republikës së Polonisë dhe Bullgarisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot morën pjesë në një ngjarje që kishte për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve sociale nga shteti dhe komuniteti i donatorëve të përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, ambasadat e respektuara, organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare që mbështesin zhvillimin e sipërmarrjes sociale në vendin tonë.

Më shumë

27.05.2022

MPPS: Të hënën fillon pagesa e pensioneve të majit, me 1000 denarë shtesë si mbështetje financiare

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më datë 30.05.2022 (e hënë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të majit, që vazhdojnë të paguhen para kohe.

Më shumë

27.05.2022

Trençevska: Sektori civil është partneri ynë në avancimin e shërbimeve sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës për teknologji ndihmëse “Hapni dritaret”, ku diskutuan për aktivitetet e kaluara dhe të ardhshme të shoqatës.

Më shumë

26.05.2022

Trençevska: Kjo Qeveri ka rritur pagat e punëtorëve në kopshte për 36% dhe nga viti 2017 deri më sot ka ndërtuar 69 kopshte 

“Që nga viti 2017 dhe analiza e gjendjes në kopshte është konstatuar një situatë dëshpëruese. U konstatua një mungesë prej rreth 2000 vende pune dhe shumica e atyre që punonin në to ishin të punësuar me kohë të pjesshme. Me ardhjen e kësaj Qeverie të gjithë morën vendime kohë të pacaktuar. Nga viti 2018-2022, gjithsej kjo Qeveri ka dhënë pëlqime për punësimin e 2385 personave”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare për gjendjen me të punësuarit në kopshte.

Më shumë

25.05.2022

MPPS: Zhvillim i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara me konsensus të gjerë social dhe pjesëmarrje e të gjitha palëve

Në kuadër të procesit të zhvillimit të Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ambientet e Asociacionit të Organizatave nacionale të aftësisë së kufizuar-Dare Xhambaz në Shkup u mbajt takim konsultativ me të gjitha palët relevante të përfshira në procesin e hartimit të dokumenteve, përkatësisht përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarë të BKK-së për zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, Organizatat nacionale për aftësi të kufizuara, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve të prindërve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Më shumë

25.05.2022

Trençevska: Avancimi i të drejtave të njeriut, barazisë dhe lufta kundër të gjitha formave të dhunës është prioriteti dhe përgjegjësia jonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati fjalim hyrës në tryezën e rrumbullakët me temë “Së bashku për zgjidhje të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, organizuar nga Sindikata – Këshilli Nacional për Barazi Gjinore.

Më shumë

23.05.2022

Trençevska nga Strumica: Të drejtat dhe shërbimet nga mbrojtja sociale i promovojmë sipas nevojave të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot e filloi vizitën e saj në Strumicë, me mëngjes të përbashkët me shfrytëzuesit në njësitë banesore të cilët me procesin e deinstitucionalizimit u zhvendosën nga Instituti Banja Bansko.

Më shumë

21.05.2022

Trençevska nga Berova: Duke promovuar të drejtat dhe shërbimet e sistemit të mbrojtjes sociale, ne ofrojmë kujdes më të madh për kategoritë e rrezikuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së saj në Komunën e Berovës, vizitoi institucionet e mbrojtjes sociale nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

20.05.2022

Trençevska: Respektimi i të drejtave të fëmijëve, investimet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe zhvillimit dhe kujdesit të hershëm të fëmijëve janë prioritetet tona kryesore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot foli në punëtorinë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për themelimin e instrumentit për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në kuadër të projektit IPA “Sundimi i ligjit në BE”.

Më shumë

20.05.2022

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2021/2022, ku janë përfshirë gjithsej 32.403 shfrytëzues në nivel shtetëror. 

Më shumë

20.05.2022

Trençevska: U nënshkrua ndryshimet dhe plotësimet në Marrëveshjen Kolektive që rregullon pagesën e pagave gjatë grevës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov nënshkruan sot marrëveshjen për ndryshimin e Marrëveshjes Kolektive për institucionet publike për fëmijë në fushën e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë dhe në fushën e kohës së lirë dhe rekreacionit të fëmijëve.

Më shumë

20.05.2022

Trençevska: Me përmirësimin e kushteve për punëtorët e huaj dhe thjeshtimin e procedurave ligjore, kontribuojmë në uljen e deficitit të fuqisë punëtore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Migrim “Njerëzit në lëvizje. Shtetësia, identiteti dhe zhvillimi”, organizuar nga Universiteti Nënë Tereza, Shkup.

Në konferencë, ministrja Trençevska bëri një pasqyrë të shkurtër të një prej çështjeve që prekin të gjitha vendet në botë dhe veçanërisht vendet e emigracionit, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

19.05.2022

Trençevska: Komuna e Dellçevës me kopsht të ri me kapacitet për 130 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot nënshkruan Marrëveshje për ndërtimin e kopshtit të ri që do të sigurojë mbulim të 130 fëmijëve të rinj nga kjo komunë.

Më shumë

18.05.2022

Takimi Trençevska-Jan Kopp: Holanda mbetet mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut, mbrojtja e të drejtave të njeriut është prioriteti ynë i përbashkët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Dirk Jan Kop, me të cilin konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet vendeve, në fushat nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

18.05.2022

Trençevska: Mbështetja e Lidhjes së Luftëtarëve vazhdon

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot takoi kryetarin e Sindikatës së Veteranëve, Dr. Nikolla Stojanovski, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Lidhjes së luftëtarëve në ruajtjen e traditave, duke shënuar datat e arta nga Lufta Nacional Çlirimtare dhe ruajtja e kujtimit të luftëtarëve.

Më shumë

18.05.2022

Trençevska: Vazhdon bashkëpunimi dypalësh me Republikën e Francës, investojmë në promovimin e barazisë gjinore dhe tregut të punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot takoi ambasadorin e Francës Siril Bomgartner. Në takim u fokusua në promovimin e barazisë gjinore dhe tregut të punës për të përfshirë sa më shumë njerëz, gjë që planifikohet të arrihet përmes bashkëpunimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasadës Franceze. Si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëparshëm dypalësh, i cili vendosi marrëdhënie miqësore. Është paraqitur edhe propozimi për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me Këshillin Ekonomik, Social dhe Mjedisor të Republikës së Francës.

Më shumë

17.05.2022

Trençevska: Së bashku me sektorin civil promovojmë të drejtat e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin për edukim dhe hulumtim shëndetësor HERA në pjesën e realizimit të aktiviteteve me interes të përbashkët për promovimin e punësimit dhe punësimit të grave rome si grup i margjinalizuar i qytetarëve.

Më shumë

17.05.2022

Trençevska: Vazhdon dialogu social me SASHK-un, po afrohemi drejt një zgjidhje përfundimtare

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkovski, sot me përfaqësues nga të dyja palët mbajtën takim ku vazhduan bisedimet për pagesën e pagave për punonjësit në institucionet parashkollore që morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK.

Më shumë

16.05.2022

Trençevska nga Manastiri: Promovojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe sociale, kujdesi për qytetarët e rrezikuar është prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në vizitën e sotme në Komunën e Manastirit, vizitoi institucionet e mbrojtjes së fëmijëve dhe sociale të cilat janë në kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

13.05.2022

Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor vazhdon të përmbushë qëllimin e saj

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale organizoi një punëtori tjetër dyditore në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor me temën “Deklaratat buxhetore gjinore – Raport mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor (Follow up)”.

Më shumë

12.05.2022

Trençevska: Vazhdon dialogu me SASHK-un në drejtim të avancimit të të drejtave të punonjësve në mbrojtjen e fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi një takim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkov, ku morën pjesë përfaqësues të sindikatës dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

12.05.2022

Firmoset Deklarata për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion "Fëmijë të sigurt - e ardhme e sigurt"

Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në trafik. Si këmbësorë, pasagjerë apo çiklistë. Edukimi i fëmijëve dhe përmirësimi i njohurive dhe aftësive të tyre kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë në komunikacion.

Më shumë

12.05.2022

Trençevska: Aplikacioni “Sibord” është një promovim i përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara që në moshë të hershme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë sot në promovimin zyrtar të mjeteve digjitale “Sibord” dhe “Suze” për komunikim alternativ dhe augmentativ. Ngjarja u organizua nga UNICEF.

Më shumë

11.05.2022

Trençevska: Dialogu social me të gjitha palët relevante është kyç për promovimin e të drejtave të punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska mori pjesë në punëtorinë kombëtare dyditore me temë “Sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme për industrinë e tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve në Evropën Juglindore”, organizuar nga Industrial Evropa. Punëtoria është pjesë e një projekti të financuar nga BE i zbatuar në bashkëpunim me partnerët social evropianë dhe kombëtarë në industrinë e tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve në Bullgari, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Serbi.

Më shumë

10.05.2022

MPPS: Fillon puna intensive për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga nesër fillon me punën intensive për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, me qëllim të krijimit të ligjit të ri sistematik që do t'i plotësojë nevojat e një shoqërie moderne.

Në përgatitjen e Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës do të marrin pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata Ndërkombëtare e Punës, ekspertë të fushës së punës.

Më shumë

10.05.2022

Trençevska: Çdo iniciativë që synon promovimin e barazisë gjinore është e rëndësishme, së bashku ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në prezantimin e iniciativës së re - Aleanca për Barazi Gjinore në Vendin e Punës (Gender Equality Aliance - GEA). Iniciativa e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë synon të promovojë barazinë gjinore në vendin e punës, mundësitë e barabarta, përfaqësimin e barabartë dhe vlerën e punës.

Më shumë

09.05.2022

MPPS: Shfuqizohen protokollet për COVID në institucionet parashkollore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 42-të i pranoi propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Më shumë

09.05.2022

Trençevska: Përmes zhvillimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, shërbimet i afrojmë te qytetarët, në vendbanimin e tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i shërbimeve sociale në nivel rajonal”, organizuar nga Rajoni planor i Shkupit dhe Programi për Zhvillim i OKB-së, me qëllim të nxitjes së diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave për krijimin e planeve të suksesshme sociale në nivel lokal.

Punëtoria e sotme është punëtoria e shtatë tematike nga gjithsej tetë të organizuara në partneritet me të gjitha rajonet planifikuese.

Më shumë

06.05.2022

Trençevska: Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile është kyç në luftën kundër dhunës, qendra e këshillimit në Strumicë mbulon të gjitha rajonet në vend

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska,sot vizitoi qendrën këshilluese për gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre në Komunën e Strumicës, e cila është shërbimi i parë i specializuar në rajonin juglindor që ofron ndihmë juridike psikosociale dhe falas për viktimat e dhunës. Në të njëjtën kohë, sot filloi fushata lokale për sensibilizimin për dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje, e zbatuar nga shoqata e qytetarëve “Sky Plus”, në kuadër të projektit “Ofrimi i ndihmës juridike dhe mbështetjes psikosociale falas për të paktën 200 gra që i përkasin minoritetet dhe grupet e rrezikuara'', të udhëhequr nga HERA - Shoqata për Edukim Shëndetësor, Edukim dhe Kërkim, dhe UN WOMEN Shkup, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Më shumë

05.05.2022

Trençevska: Edukimi shëndetësor është i një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë.Në takim u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të shëndetit të fëmijëve dhe të miturve, të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë

05.05.2022

Trençevska me rastin e 5 majit - Ditës së gjuhës maqedonase: Gjuha është identiteti ynë dhe na bën të veçantë dhe të njohur në botë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të 5 majit - Ditës së gjuhës maqedonase, në Klubin e deputetëve.

Në fjalimin e saj ajo theksoi se fëmijëria e hershme është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të personalitetit. Po ashtu, të gjitha aktivitetet edukative në arsimin parashkollor synojnë respektimin dhe plotësimin e nevojave, interesave dhe mundësive të çdo fëmije.

Më shumë

05.05.2022

Trençevska: Po investojmë në mbrojtjen e fëmijëve, për vetëm 100 ditë janë lëshuar tetë aktvendime për hapjen e kopshteve të reja

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së djeshme në Probishtip, mori pjesë në shënimin e festet së patronatit të IPKKF “Goce Dellçev”, të cilët për këtë rast përgatitën një shfaqje solemne të realizuar nga fëmijët e kopshteve

Më shumë

04.05.2022

Trençevska: Rritja e pensioneve është ndër masat e para që i kemi zbatuar në 100 ditët e para të mandatit të kësaj Qeverie

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së sotme në Probishtip, së bashku me kryetarin e komunës Dragan Anastasov, në Klubin e pensionistëve, realizoi një takim me pensionistët e kësaj komune. Në takim u diskutuan çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre.

Më shumë

04.05.2022

Trençevska: Dhomat ndijore kanë një rëndësi të madhe për personat me aftësi të kufizuar dhe janë një hallkë e rëndësishme në qasjen terapeutike të destinuar për ta

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuar në Probishtip, ku së fundi funksionon dhoma ndijore për personat me aftësi të kufizuar.

Më shumë

04.05.2022

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile  për muajin prill 2022. 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 4 maj 2022.

Më shumë

03.05.2022

Trençevska: Mbrojtja sociale është e lartë në agjendën tonë, kujdesi për qytetarët është prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot takoi kryetarin e “Bankës për ushqim” Dushko Hristov.

Në takim u diskutua për propozim Ligjin për dhurimin e ushqimeve të tepërta nga Presidenti drejtuar Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Më shumë

01.05.2022

Bytyqi dhe Trençevska: Resursi ynë më i vlefshëm është njeriu, ne mbështesim dhe vazhdojmë luftën për të drejtat e punëtorëve

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punës, mbajtën takim me përfaqësues të sindikatave në Qeverinë e Republika e Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e të drejtave të punëtorëve.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.