26.12.2022

Trençevska: Të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të MPPS do të jenë pjesë e kujtimeve të mia para Vitit të Ri

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot me një atmosferë festive para Vitit të Ri vizitoi Qendrën për personat me sindromën Down në Shkup. Aktualisht qendra ka 17 shfrytëzues nga mosha 3 deri në 26 vjeç, ndërsa i gjithë objekti ka një kapacitet për 24 persona.

Në ambientet e qendrës ka pajisje për përmirësimin e gjendjes fizike të fëmijëve, pra pajisje vrapimi, pingpong, topa pilates, pajisje për zhvillimin e aftësive të shkëlqyera motorike dhe pajisje të tjera didaktike, si dhe dhoma pushimi.

Ministrja gjatë vizitës së saj foli me të pranishmit për përditshmërinë e tyre, aktivitetet e tyre, si dhe punën profesionale të stafit të punësuar në qendër.

Ministrja pati mundësinë të bënte urimet e Vitit të Ri së bashku me shfryrtëzuesit dhe të ndiqte performancat e këngëve të tyre të preferuara. Gjatë takimit, një nga shfrytëzuesit e ka njoftuar ministren se është student dhe aktualisht është në vitin e katërt dhe se po pret momentet për të përgatitur tezën e diplomimit. 

Në fund, ministrja u dhuroi pako për Vitin e Ri, të cilat janë pjesë e bashkëpunimit të përbashkët me Fabrikën e Duhanit Filip Moris Prilep.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.