22.12.2022

Trençevska-Piletiç: Nëpërmjet shkëmbimit të praktikave pozitive në rajon, deri te avancimi i mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, në Republikën e Kroacisë sot ka zhvilluar takim protokollar me ministrin e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale në Republikën e Kroacisë, Marin Piletiç dhe me anëtarët e kabinetit të tij.

Në takim u bisedua për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për procesin e negociatave.

Në diskutim u theksua hapja për bashkëpunim dhe nga ministri Piletiç u theksua se  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka mbështetjen e tyre me theks të veçantë në politikat e punës dhe rregullimin e protokollit për shkëmbimin e punëtorëve. Ai theksoi se gjatë vitit 2022 për shtetasit maqedonas në Republikën e Kroacisë janë dhënë 9.000 leje për punë.

Gjithashtu u theksua se fokusi i bashkëpunimit të radhës intensiv mes dy ministrive do të orientohet në shembujt pozitivë në fushën e mbrojtjes sociale.

Trençevska theksoi se mentorimi që mund të ofrojë Republika e Kroacisë, mundësia e futjes së shërbimeve të reja në sistemin e mbrojtjes sociale, shkëmbimi i përvojave pozitive përmes shfrytëzimit të fondeve evropiane në dispozicion për RMV janë aktivitetet e radhës që do të mundësojnë takime më të shpeshta në të ardhmen.

Gjatë takimit, dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev theksoi se resurset e Fakultetit Filozofik janë në dispozicion për bashkëpunim në të ardhmen dhe se kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për avancimin e sistemit të sigurimit pensional dhe invalidor si dhe për realizimin e projekteve të ardhshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.