06.12.2022

Trençevska: Vetëm përmes bashkëpunimit rajonal mund të kemi sukses në themelimin e barazisë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Jain, zëvendësambasadorin e Zvicrës, Lucien Aegerter dhe udhëheqësen e zyrës së UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Vesna Ivanoviq Kastared, mori pjesë sot në konferencën rajonale “Politikat e përgjegjshme gjinore – praktikat e mira dhe sfidat nga rajoni”. Konferenca organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UN Women Shkup, me mbështetjen e Zvicrës dhe Suedisë.

Në fillim ministrja Trençevska i falënderoi të gjithë të pranishmit nga rajoni, partnerët dhe organizatat ndërkombëtare dhe theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ketë përparim në fushën e barazisë gjinore përmes shkëmbimit të praktikave të mira dhe sfidave. 

“Mekanizmi qeveritar që ndodhet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sektori i Mundësive të Barabarta është një ndër më meritorët për promovimin e barazisë gjinore në vend si dhe për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe njësive të tjera vendore, vetëqeverisje në drejtim të zbatimit të iniciativave buxhetore.

Deri më tani kemi pilotuar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në 13 ministri përkatëse dhe 3 agjenci shtetërore me mentorim të vazhdueshëm profesional të ofruar nga UN Women”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Në fjalimin e saj, ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain e theksoi barazinë gjinore si e drejtë njerëzore. 

“Është përgjegjësia jonë që gjithmonë t’i kujtojmë vetes se barazia gjinore është një e drejtë njerëzore. Sigurimi i një mjedisi për pjesëmarrjen e të gjithë grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, nuk është një privilegj që duhet të ndihemi të kënaqur, por një e drejtë themelore njerëzore për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë dhe mbështesim. Në këtë mënyrë ne mund të stimulojmë përparimin në vendet tona, ndryshime pozitive në shoqëri dhe në jetën e njerëzve. Barazia gjinore është gjithashtu një çështje e demokracisë, një çështje e drejtësisë dhe një çështje e fuqizimit ekonomik”, tha ambasadorja e Suedisë.

Zv/ambasadori i Zvicrës sërish iu referua krijimit të politikave dhe theksoi se Zvicra mbetet partnere në mbështetjen e krijimit të politikave të përgjegjshme gjinore. Në prezantimin e tij ai tha se besoj shumë se kjo është një qasje e zgjuar dhe  reale për të arritur rezultate më të mira socio-ekonomike në shoqëri si tërësi.

Udhëheqësja e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared, në fjalimin e saj theksoi sërish se vetëm përmes ndryshimeve të thella mund të ketë progres më të madh dhe më të shpejtë. 

“Arritja e qëllimeve globale është e mundur vetëm duke pasur parasysh nevojat e grave dhe burrave dhe duke u thelluar tërësisht në shkaqet që krijojnë pabarazi në shoqëritë tona. Nëse të gjithë palët që janë pjesë e procesit të planifikimit dhe politikëbërjes fillojnë automatikisht të mendojnë për komponentin gjinor, kjo do të reflektohet më gjerësisht në shoqëri, respektivisht në ndërgjegjen kolektive. Dhe, vetëm me ndryshime të tilla të thella mund të presim më pak diskriminim dhe dhunë dhe përparim më të madh e më të shpejtë”, tha udhëheqësja e UN Woman.

Konferenca rajonale do të mbahet për dy ditë. Në  të do të mbajnë fjalim pjesëmarrës të rëndësishëm nga rajoni, të cilët kanë prioritet barazinë gjinore në punën e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.