16.12.2022

Trençevska: E avancojmë cilësinë e jetës së pensionistëve, krijojmë zgjidhje sistematike dhe masa afatgjata për një jetë më dinjitoze për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka mbajtur takim me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM), ku kanë biseduar për çështje aktuale që prekin pensionistët.

Në takim u bë një rishikim i politikave dhe masave të mëparshme nga të cilat pensionistët kanë përfitim të drejtpërdrejtë. Në fillim të këtij viti është miratuar metodologjia e re për harmonizimin e pensioneve, që parashikon harmonizim të 50% me shpenzimet e jetesës dhe 50% me pagën mesatare. Ky harmonizim do të bëhet dy herë në vit, në shtator dhe mars.

“Ne si Qeveri jemi të fokusuar në krijimin dhe zbatimin e zgjidhjeve sistematike që prodhojnë rezultate afatgjata. Së bashku me ju pensionistë kemi ardhur deri te një zgjidhje që ofron rritje të vazhdueshme të pensioneve dhe mundëson jetë më dinjitoze për të gjithë”, theksoi Trençevska.

Në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike, Qeveria përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar mbështetje financiare për muajt mars, prill dhe maj në vlerë të përgjithshme prej 3.000 denarë për rreth 330.000 pensionistë. Gjithashtu, pensionistët me pensione më të ulëta se 14.000 denarë janë përfshirë në pakon e fundit të masave kundër krizës me mbështetje financiare prej 1.500 denarë dhe 750 denarë për katër muaj.

Kryetarja e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova, në emër të të gjithë pensionistëve, falënderoi për mbështetjen që pensionistët e marrin nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfshirjen e përfaqësuesve të pensionistëve në krijimin e politikave dhe masave të destinuara për këtë  kategori qytetarësh. Bashkëbiseduesit ranë dakord që vitin e ardhshëm 2023 fokusi do të jetë në përcaktimin e pensionit minimal, si një hap tjetër për sigurimin e një jete të dinjitetshme në pension.

Në takim u diskutua edhe për shërbimet sociale në nivel lokal, të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i zbaton përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale me komunat dhe provajderët si ofrues të shërbimeve.

Deri më tani përmes projektit janë lidhur 22 marrëveshje për grante me 27 komuna, ndërsa me thirrjen e dytë drejtuar komunave do të nënshkruhen 12 marrëveshje të reja në të cilat janë të përfshira 17 komuna. 

“Shërbimet sociale i afrojmë me nivel lokal, në vendbanimin e të moshuarve, për t’ua lehtësuar përditshmërinë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Eksperiencat e mëparshme të shërbimeve të asistencës dhe kujdesit në shtëpinë e të moshuarve kanë dhënë rezultate pozitive dhe përdorues të kënaqur. Vazhdon kujdesi për kategorinë më të vjetër të qytetarëve. Ne ua kthejmë atyre që e ndërtuan vendin tonë duke ju mundësuar ditë të qeta pensionale”, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.