30.12.2022

Ministrja Trençevska në takim fundviti me fëmijët e kopshtit “Dimçe Mirçev” - Veles dhe fëmijët e rrugës nga Qendra Ditore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Institucionin publik për fëmijë “Dimçe Mirçev”, në Veles, ku përveç shfaqjes së Vitit të Ri nga fëmijët e këtij kopshti, në frymën e vitit të ri, u mbajt edhe një shfaqje për fëmijë në të cilën mori pjesë Snezhana Koneska – Rusi dhe Baba Gjyshi.

Shfaqja për fëmijë e luajtur nga aktorët ishte një mundësi për të promovuar edhe vizatimet me figura “Përrallë e Vitit të Ri”, që përveç shkrimit cirilik ka edhe gjuhën e shenjave dhe alfabetin Braj.

Përmes këtij prezantimi fëmijëve iu theksua rëndësia inkluzive, respektivisht përfshirja e të gjithëve në shoqëri, si dhe respektimi dhe pranimi i dallimeve. Ekzemplarë të këtyre prezantimeve me fotografi morën edhe bibliotekat e të gjitha kopshteve në Veles. 

Dita e fundit e punës është përmbyllur nën shoqërimin e fëmijëve nga Qendrat ditore për fëmijët e rrugës nga Shuto Orizare dhe Kisella Voda, si dhe nga Qendra e Pranimit të të pastrehëve – Çiçino sello. Fëmijët patën mundësinë të vizitojnë Planetariumin në Qendrën Kulturore Rinore si dhe të shoqërohen me reperët e vendit Zeebomb.

Ministrja Trençevska të gjithë fëmijëve të kopshtit “Dimçe Mirçev” dhe të Qendrave Ditore u uroi shumë gëzim, dashuri dhe shumë shoqërime të tilla të bukura në vitin e ri 2023.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.