19.12.2022

MPPS: U përzgjodhën projektet e reja që do të fitojnë grante për sigurimin e shërbimeve për kategoritë e cenueshme sociale në 17 komuna

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në prezantimin e rezultateve të thirrjes së dytë publike për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të Projekti për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i mbështetur nga Banka Botërore.

Organizatat e përzgjedhura do të ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve që jetojnë në territorin e 17 komunave, ndër të cilat janë qytetet e Ohrit, Prilepit, Gjevgjelisë, Strumicës, Gostivarit, Probishtipit, Kratovës, Krushevës dhe Kriva Pallankës. si dhe tetë komuna më të vogla: Dollneni, Krivogashtani, Bogdanci, Bosilova, Vrapçishtja, Pllasnica, Qendra Zhupa dhe Haraçina.

Shërbimet sociale që do t’u ofrohen banorëve të këtyre komunave kanë të bëjnë me: ndihmën dhe kujdesin në shtëpi, ofrimin e asistencës personale, si dhe organizimin e qendrave ditore për qëndrim, kurse me to pritet të përfshihen 530 përfitues të cilëve u nevojitet ndihma dhe mbështetje e nevojshme, si personat mbi 65 vjeç, fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike ose intelektuale, si dhe personat me kapacitet të zvogëluar funksional.

Njëkohësisht, krijimi i shërbimeve të tilla të reja sociale në komunat e përmendura krijon mundësi për angazhimin në punë dhe punësimin e rreth 150 personave, kryesisht kujdestarë dhe profesionistë të tjerë, të cilët para se të fillojnë me punë, do t’i kalojnë   trajnimet e duhura dhe do të marrin licenca. 

“Me këto projekte të reja, së bashku me ato nga thirrja e mëparshme publike për grante, ne ofrojmë mbështetje për 34 projekte përmes të cilave krijohen kushte për zhvillimin e shërbimeve sociale që mund të përfshijnë rreth 1300 përfitues në nivel lokal në gjithsej 41 komuna. Më gëzon veçanërisht fakti që pothuajse gjysma e komunave të përzgjedhura janë komuna rurale, gjë që konfirmon përkushtimin për disponueshmërinë e shërbimeve edhe në vendet më të largëta të vendit tonë. Një aspekt po aq i rëndësishëm i këtij aktiviteti është se përmes zbatimit të tij krijohen vende të reja pune për mbi 400 persona staf profesional të cilët do të ofrojnë shërbimet e reja sociale për qytetarët. Këto shifra janë tregues i fortë i suksesit të këtij projekti”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve për ndarjen e granteve me kryetarët e komunave të pranishëm, projektet e të cilave për shërbime sociale janë përzgjedhur në thirrjen e dytë publike. 

“Vetë thelbi i reformës sociale që kemi filluar në vitin 2019 është afrimi i shërbimeve me qytetarët, decentralizimi, investimi në kapitalin njerëzor, pra vendosja e qytetarit në qendër të sistemit. Reforma sociale ka përfitime të dyfishta, një aspekt është afrimi i shërbimeve tek qytetarët, aspekti i dytë është hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët që janë në rrezik social”, theksoi ministrja Trençevska.Duke folur në emër të komunave, kryetarët e komunave të Plasnicës dhe Krushevës përshëndetën mbështetjen e siguruar nga shteti përmes Ministrisë resore dhe Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili u mundësoi komunave më të vogla rurale me burime të kufizuara financiare të zhvillojnë shërbime të reja sociale. partneritet me organizata - ofrues të shërbimeve, të cilat do t'u ofrohen qytetarëve, veçanërisht nga kategoritë e cenueshme sociale që jetojnë në këto komuna.

Me thirrjen e dytë publike për ndarjen e granteve, komunat marrin pjesë me mjete të konsiderueshme financiare dhe burime të tjera që kontribuojnë në krijimin e një marrëdhënieje serioze partneriteti dhe realizimin cilësor të projekteve.

Kontribut shtesë në zhvillimin e shërbimeve sociale është përmbushja e detyrimit ligjor të komunave për krijimin e këshillave për mbrojtje sociale dhe plane të përgatitura  dhe të miratuara që mundësojnë një hartëzim më të mirë të nevojave reale të komunitetit lokal në fushën e mbrojtjen sociale, si dhe planifikimin dhe zbatimin më të mirë të aktiviteteve për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal.

Pikërisht decentralizimi, i cili arrihet përmes përfshirjes aktive të komunave në procesin e krijimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale, është një nga katër postulatet mbi të cilat bazohet reforma sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.