21.12.2022

Trençevska: Atmosferë festive në prag të festave të Vitit të Ri me shfrytëzuesit e shërbimeve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe përfaqësuesin nga zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndoqën shfaqjen “Letër Babagjyshit” në interpretimi të fëmijëve në studion për dramë të fëmijëve “Neverland”.

Në audiencë së bashku me kryeministrin dhe ministrat ishin edhe fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët e qendrave ditore në të gjithë vendin.

Ministrja në komunikim e drejtpërdrejt me të pranishmit theksoi se ngjarje të tilla do të vazhdojnë në këtë atmosferë festive në prag të Vitit të Ri me qëllim që të kalohen çaste të lumtura me të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Pas shfaqjes teatrale, u bë një foto e përbashkët dhe u ndanë paketa nga Babagjyshi i vitit të ri për të gjithë fëmijët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.