27.12.2022

Trençevska: Çdo moment i kaluar me fëmijët është i paçmuar, ne vazhdojmë të investojmë në politika që avancojnë cilësinë e jetës së tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me fëmijët e shtëpive grupore të Institucioneve Publike “25 Maj dhe 11 Tetor ”, ishte për vizitë në Krushevë.

Gjatë gjithë ditës së shoqërimit, fëmijët patën mundësinë të hipnin në teleferik, që për disa prej tyre ishte përvoja e parë. Edhe pse nuk kishte borë dhe nuk kishte mundësi për të shijuar një idilë të vërtetë dimri, sot ishte një ditë e bukur me diell në Krushevë, e mbushur me shumë buzëqeshje.

Vizita e sotme ishte edhe një mundësi për të vizituar vendpushimin e përjetshëm dhe shtëpinë përkujtimore të Toshe Proeskit.

Ministrja Trençevska së bashku me kryetarin e komunës së Krushevës Tome Hristoski dhe fëmijët nga shtëpitë grupore vendosën nga një qiri dhe respektuan veprën e Toshes.

Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit ishte një përvojë vërtet interesante për fëmijët. Këtu mund të dëgjonin një pjesë të jetës së Toshes dhe të shihnin nga afër disa nga gjërat e tij personale.

Takimi i përbashkët para Vitit të Ri u përmbyll me ushqim dhe këngë të bukura, mundësuar nga Fondacioni Zaev - Një shoqëri për të gjithë.

Si Qeveri dhe ministri përkatëse, përgjegjësia e së cilës është  kujdesi për kategoritë e cenuara, ne vazhdojmë të krijojmë politika dhe masa që avancojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.