26.12.2022

Trençevska: Kujdesi për qytetarët në rrezik social vazhdon edhe në vitin 2023, duke përforcuar mekanizmat dhe masat për një jetë më cilësore për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në daljen e sotme në programin e mëngjesit të TVM 1, foli për politikat dhe masat që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i krijon dhe ndërmerr për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve me theks të veçantë mbi kategoritë e rrezikuara.

Në Buxhetin e Ministrisë për vitin 2023 janë parashikuar 203 milionë euro për mbështetje për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, për pagesa në kohë të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale për qytetarët të cilët janë në rrezik social.

Ministrja Trençevska theksoi se pas pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, bota u përball me krizë energjetike dhe ekonomike, nga e cila nuk u kursyem as ne si shtet. Në këtë drejtim, Qeveria krijoi dy pako të masave kundër krizës për t'i mbështetur qytetarët që të përballen më lehtë me pasojat e krizës.“Masat kundër krizës përfshijnë 600 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta apo rrezikueshmëri. Në muajin mars të këtij viti I kemi përfshirë 330.000 pensionistë me mbështetje financiare prej 3000 den. Me 3000 denarë poashtu përfshihen edhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuar. Që nga 1 dhjetori kemi parashikuar masa shtesë që përfshijnë një numër më të madh të kategorive të cenueshme sociale. Bëhet fjalë për përfituesit e të drejtës për sigurim social, personat me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, fëmijët me aftësi të kufizuara, kryefamiljarët që marrin GMP, punëtorët e falimentuar, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë”, theksoi Trençevska.

Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të investoj seriozisht në ndërtimin e kopshteve të reja dhe sigurim më të madh të përfshirjes së fëmijëve në to.

Në vitin 2022 i hapëm 11 kopshte të reja, vitin e ardhshëm vazhdojmë me të njëjtin ritëm. 

Nga viti 2017 e deri më sot kemi hapur 74 objekte të reja.

Për  temën e pagës minimale, ministrja iu referua rritjes së pagës minimale nga viti 2017 e deri më sot, që është pothuajse 100% më e lartë paga minimale për punëtorët në shtet.

“Ne ndërtojmë zgjidhje sistemore, të cilat japin rezultate në terma afatgjatë. Zgjidhje që ofrojnë rritje të të ardhurave për punëtorët çdo vit. Në muajin mars do të ketë një rirregullim të pagës minimale, sipas informacioneve që do të marrim nga Enti Shtetëror i Statistikave në muajin janar. Me pagën minimale rriten edhe pagat tjera”, theksoi Trençevska.

Sipas metodologjisë së re të harmonizimit të pensioneve, pensionistët kanë marrë pensione më të larta në shtator me 6.8%. Një harmonizim i tillë do të bëhet dy herë në vit, në mars dhe shtator.

“Në vitin 2022 pensionet janë rritur pothuajse 10%. Rritja e pensioneve është paraparë në buxhetin për vitin 2023. Për gati një vit pensionistët do të kenë rritje prej 16,7%, që është një rritje historike deri më tani”, tha Trençevska.

Në dhjetor 2019, pensioni minimal ishte 9.457 denarë, në vitin 2022 10.240 denarë, në tetor 2022 pensioni minimal ishte 11.525 denarë. Ky është për 2000 denarë më i lartë se pensioni minimal.

Ministrja foli edhe për bashkëpunimin me komunat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale investon në mbrojtjen e fëmijëve përmes projekteve për të cilat aplikojnë komunat, të cilat janë në përputhje me standardet e parashikuara për mbrojtjen e fëmijëve. Një tjetër bashkëpunim i tillë është në fushën e mbrojtjes sociale. Nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet ministrisë, komunave dhe ofruesve të shërbimeve. Projekti filloi me mbështetjen e Bankës Botërore dhe vazhdon me buxhetin e MPPS. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, 40 komuna kanë krijuar shërbime, sipas nevojave të banorëve të komunës. Ofruesit e shërbimeve janë kryesisht organizata të shoqërisë civile dhe Kryqi i Kuq.

Ministrja foli edhe për vizitën e saj në Republikën e Kroacisë, ku u takua me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësues të institucioneve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.“I vizituam dhe pamë se si rrjeti i institucioneve kujdeset për shëndetin mendor të fëmijëve, të rinjve dhe prindërve dhe si funksionon. Në vitin 2023 janë në plan të happen qendrat të shëndetit mendor të të rinjve dhe prindërve, si t'i përgjigjeni stresit dhe si të ruani shëndetin tuaj mendor. Viti 2023 do t'i kushtohet shëndetit mendor, do të punojmë edhe në ballafaqimin me bullizmin duke shfrytëzuar përvojat nga Republika e Kroacisë”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.