21.12.2022

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2022/2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2022/2023.  

Pagesa e shtesës arsimore do të kryhet në katër periudha matëse, përkatësisht: 

  • për periudhën e parë matëse  gjatë muajit dhjetor në vitin aktual kalendarik,
  • për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt në vitin e ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
  • për periudhën e katërt matëse, pagesa do të kryhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.

Pagesa e shtesës për arsim do kryhet në katër shuma të barabarta nga 2.211 denarë për shfrytëzuesi të së drejtës për shtesë arsimore për fëmijë në arsimin fillor, kurse nga 3.158 denarë për shfrytëzues të së drejtës për shtesë arsimore për fëmijë në arsimin e mesëm, pas përfundimit të secilës prej periudhave matëse, të përcaktuara me ligj

Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.