29.12.2022

Shoqërimi i ministres Trençevska me kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve para festës së fundvitit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë ditës së djeshme mori pjesë në disa ngjarje kushtuar kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve para festës së fundvitit.

Shoqërimi para festës së fundit filloi me një drekë të përbashkët me familjet në rrezik social, ku u diskutua për sfidat me të cilat përballen, mbështetjen  nga ana e Qeverisë dhe ministrisë, si ministri përkatëse që kujdeset për më të rrezikuarit. Takimet e afërta me më të cenuarit janë veçanërisht të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë hartohen nevojat reale që kanë këta qytetarë.

Në Klubin e Deputetëve u organizua një shfaqje për më të vegjlit e realizuar nga Teatri Intim-Manastir, ku fëmijët përveç shijimit të performancës së aktorëve, morën edhe pako për Vitin e Ri nga Borëbardha.

Në të njëjtën kohë, u organizua punëtoria motivuese interaktive për nënat e vetme, të udhëhequr nga profesoresha Sofia Arnaudova nga Instituti për politikë sociale dhe punë sociale në Fakultetin Filozofik, Shkup. U shkëmbyen përvoja se si t'i kushtojnë më shumë kohë vetes, si të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur, ndërsa me atë edhe prindër më të suksesshëm. Dhe siç tha edhe vetë profesoresha, “lumturia mësohet”.

Dhjetori është muaji i buzëqeshjeve, përqafimeve dhe lumturisë. Dita u përmbyll me urime për shumë shëndet, lumturi dhe dashuri në vitin e ri 2023.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.