15.12.2022

Husein: Së bashku krijojmë politika sociale cilësore nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, sot mori pjesë në ngjarjen finale të projektit “Mbështetje e modernizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve sociale”, projekt i financuar nga ana e  Bashkimit  Evropian dhe i zbatuar nga EPTISA, për të mbështetur nevojat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Me këtë rast, ai theksoi se ekipi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me ekipin e projektit, kanë investuar shumë përpjekje dhe energji në tre vitet e fundit për të krijuar dhe përmirësuar njohuritë, kompetencat dhe praktikat e të gjitha palëve të interesuara  në mbrojtjen sociale nga bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv me vendimmarrësit, me krijimin e proceseve të rëndësishme për realizimin e shërbimeve sociale, deri tek përforcimi i aftësive për zbatimin praktik të rregullave ligjore dhe nënligjore.

“Me të gjitha sfidat me të cilat u përballëm në vitet e fundit, krah për krah me kolegët tanë kërkuam zgjidhje dhe tejkaluam pengesat, në interes të qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke ndjekur hapat e përcaktuar në dokumentet kombëtare. Në emër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dëshiroj të falënderoj Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen me projekte të tilla dhe të tjera që realisht e ndihmojnë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në realizimin e synimeve të përcaktuara strategjike dhe programore”, theksoi Husein.

Ai theksoi se aktivitetet në këtë projekt nuk do të ishin të suksesshme pa bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale, ofruesit e shërbimeve sociale dhe autoritetin legjislativ në përfaqësimin dhe angazhimin e tyre në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe humane për të gjithë qytetarët.

“Politikat sociale do të ishin gjithëpërfshirëse vetëm në bashkëpunim të përbashkët me politikat sociale lokale. Prandaj, përforcimi i kontekstit lokal dhe krijimi i planeve të mbrojtjes sociale është një element kyç në parashikimin dhe trajtimin e rreziqeve sociale. Së bashku me partnerët në nivel lokal, pra përmes modelit ligjor të licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale, me reformën po përpiqemi të ofrojmë mbrojtje për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë, duke ndërtuar marrëdhënie partneriteti”, theksoi Husein.

Rezultate konkrete të këtij bashkëpunimi në kuadër të projektit janë krijimi i akteve nënligjore për ndihmën dhe kujdesin e shërbimeve sociale dhe asistencën në shtëpi dhe personale, udhëzues për licencimin e shërbimeve sociale, arkitekturës dhe mjeteve për monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve sociale, planeve sociale lokale dhe trajnime konkrete dhe praktike për profesionistët.

“Ajo që është kreative në këtë bashkëpunim është filmi “Bellasica” i prodhuar së bashku me ofruesin e shërbimeve të jetesës së mbështetur MESAZHI- Negotinë për rezultatet pozitive të reformës sociale, veçanërisht për Strategjinë Kombëtare për Deinstitucionalizimin,  “Timjanik”,  Akti i dytë i Veprimit  që është përgatitur në kuadër të këtij projekti. Ajo që  na pret në periudhën e ardhshme është t’i përkushtohemi ndërtimit të një sistemi të monitorimit dhe vlerësimit të shërbimeve sociale, zgjerimit të rrjetit të shërbimeve dhe disponueshmërisë së tyre, përforcimit të punës së qendrave për punë sociale etj”, tha Husein.

Ai theksoi se në përputhje me Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030 është dhe Plani i veprimit, ndërmarrja e shërbimeve që janë në fazën e krijimit, duke përforcuar kontekstin lokal të shërbimeve sociale. Në fushën e kornizës ligjore është edhe përforcimi i procedurave nënligjore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.