27.12.2022

MPPS: Mbështetja financiare për kategoritë e cenueshme sociale do të  paguhet pas publikimit të listave më 5 janar 2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon publikun se mbështetja financiare në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për ballafaqimin e krizës energjetike, pagesa do të kryhet pas publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare më 5 janar 2023.

Në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të publikohen: shfrytëzuesit e së drejtës së sigurimeve sociale për të moshuarit, shfrytëzuesit e së drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, të kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, të cilët nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për kontrollim mjeksor, kryefamiljarët që janë të regjistruar si shfrytëzues së ndihmës minimale të garantuar.

Listat e kategorive të tjera të qytetarëve dhe data kur do të paguhen fondet e parashikuara në Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike dhe në përputhje me nenin 5 të ligjit do të publikohen nga:

Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për persona të papunë - shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në formë të kompensimit në të holla.

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut për kategoritë: shfrytëzues të së drejtës për pension deri në 14.000 denarë dhe shfrytëzues të së drejtës për kompensim të dëmit fizik.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.