01.12.2022

Husein: Puna e denjë është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për dalje nga varfëria, i aktivizojmë kategoritë më të cenuara në tregun e punës

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mori pjesë në promovimin e projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të cenuara në tregun e punës”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Të gjitha aktivitetet e projektit synojnë uljen e papunësisë të personave nga kategoritë e cenuara dhe përfshirjen e tyre në programe dhe shërbime të specializuara për zhvillimin e shkathtësive. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i aftësive dhe njohurive të personave nga kategoritë e cenuara, me ndihmën e trajnimeve, punës praktike dhe punësimit të subvencionuar, për të lehtësuar përfshirjen e këtyre personave në tregun e punës.

Zëvendësministri Husein iu referua periudhës së krizës, fillimisht me pandeminë, pastaj krizës energjetike dhe ekonomike, e cila imponoi sfida të reja që janë kërcënim për standardin e jetesës së qytetarëve, dhe veçanërisht kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

“Qeveria mori një sërë masash të shpejta dhe të përkohshme që synonin grupet e rrezikuara të popullsisë për të zbutur pasojat e krizës ekonomiko-energjetike dhe rritjen dhe përforcimin në luhatshmërinë e lartë të çmimeve të energjisë primare dhe produkteve joenergjetike. Megjithatë, në planin afatgjatë, fakti mbetet se një punë e denjë është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të dalë nga varfëria”, tha Husein.

Ai theksoi se sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti  Shtetëror për Statistikë nga Anketa e të ardhurave dhe kushteve të jetesës në vitin 2020, varfëria tek të papunët është rritur në krahasim me vitet e kaluara. Prandaj, aktivizimi i përdoruesve të sistemit të mbrojtjes sociale dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nxitja e zhvillimit të programeve që mundësojnë aktivizimin dhe rehabilitimin në punë të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të cilat do të kontribuonin në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës. 

“Politikat e tregut të punës, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Punësimit, synojnë krijimin e kushteve për rritjen e pjesëmarrjes dhe zhvillimin e vendeve të punës, nëpërmjet zbatimit të programeve dhe masave që do të rrisin kompetencat dhe aftësitë e personave të papunë në tregun e punës, në drejtim të punësimit të tyre më të madh dhe aktivizimit në tregun e punës”, tha Husein.

Zëvendësi vuri në dukje se një nga objektivat e reformës sociale ishte rritja e përshtatshmërisë së ndihmës së marrë nga përfituesit e asistencës minimale të garantuar, e ndjekur nga përfshirja e tyre në tregun e punës ku Qendrat e punës sociale dhe Qendrat e punësimit luajnë një rol të rëndësishëm. 

“Dëshiroj të përmend se përmes grantit të katërt të Agjencisë po zbatohet programi i shërbimeve këshilluese dhe motivuese, të cilat synojnë të lehtësojnë procesin e përfshirjes së përfituesve të asistencës minimale të garantuar në trajnime dhe masa të tjera aktive për punësim. Ai plotësohet nga Programi për Mbështetjen e Punësimit për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë profesionale të përfituesve të ndihmës minimale të garantuar dhe personave të papunë afatgjatë me ndihmën e trajnimeve, punës praktike, punësimit të subvencionuar dhe pilotimit të një shansi të dytë për përfshirje më të lehtë të këtyre personave në tregun e punës”, tha Husein.

Zëvendësi vuri në dukje se masat aktive rrisin punësimin e punëkërkuesve dhe ofrojnë mundësi për rritjen e aftësive profesionale dhe përvetësimin e kualifikimeve që do t'u mundësojnë të papunëve afatgjatë dhe personave të përjashtuar të kenë akses më të lehtë në tregun e punës. 

“Së fundi, do të përfundoja me deklaratën se aspirata e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE kërkon ndërtimin e një ekonomie kombëtare me rritje dhe zhvillim ekonomik dinamik, një treg pune fleksibël dhe një sistem të përgjegjshëm të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, në mënyrë që të sigurohet akses dhe mundësi të barabarta për çdo qytetar”, përfundoi zëvendësministri Husein.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.