27.12.2022
Trençevska: Sipas nevojave të shfrytëzuesve janë hapur dy dhoma sensoriale në Krivogashtan dhe Krushevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot bëri hapjen e dy dhomave sensoriale.
Një dhomë sensorike u hap në fshatin Obrshan, Krivogashtan, e cila është bërë pikërisht sipas masave së shfrytëzuesfe në konsultim me ekspertët që kanë punuar deri më tani me fëmijët. Ndërsa dhoma tjetër sensorike është hapur në kopshtin e fëmijëve “Gonxha Tufa” në Krushevë. Dhomat sensoriale janë hapur me mbështetjen e Ambasadës Kineze.
Ministrja gjatë vizitës së saj në kopshte, theksoi rëndësinë e kopshteve inkluzive dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët. Në këtë drejtim, ajo u dhuroi kopshteve, vizatimet me figura gjithëpërfshirëse me alfabetin Brail,për të pasuruar bibliotekat e tyre, Ajo theksoi se edhe në të ardhmen ministria do të vazhdojë të investojë në ndërtimin e kopshteve të tilla.