05.12.2022

Trençevska: Investimi te të rinjtë mbetet fokusi ynë, ne krijojmë politika dhe masa që rrisin punësimin e të rinjve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në një ngjarje në kuadër të Projektit evropian “Çfarë duan të rinjtë - Profesionet e së ardhmes sot kërkojnë njohuri dhe shkathtësi”, organizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IQMPE), në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Drejtorinë për Zona të Zhvillimit Industrial Teknologjik (DZZhIT).

Qëllimi i organizimit të ngjarjes së sotme ishte nxitja e një debati publik nëse masat aktuale të punësimit të të rinjve vërtet japin rezultate në tregun e punës dhe nëse ato ofrojnë mbështetje adekuate për të rinjtë, veçanërisht nëse i adresojnë profesionet e së ardhmes.

Ministrja Trençevska në fjalimin e mbajtur theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka qasje sistematike për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë, përmes zbatimit të politikave të punësimit dhe miratimit të ligjeve të veçanta, duke marrë parasysh ndryshimet në tregun e punës dhe risitë në sektorin e biznesit dhe vendeve të punës. 

“Strategjia Kombëtare e Punësimit 2021, Zbatimi i programeve aktive të punësimit, Plani Operativ për Programet dhe Masat Aktive të Punësimit, Garancia për të Rinjtë, Ligji për Praktikë, Ligji i shtesës për të rinjtë dhe Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore janë pjesë e politikave që kanë për qëllim përkrahjen e punësimit të të rinjve”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se Strategjia Kombëtare e Punësimit 2021-2027 merr parasysh zhvillimet në ekonomi dhe tregun e punës, me të cilat është përballur Maqedonia e Veriut në dy dekadat e fundit për të identifikuar sfidat strukturore që duhet të zgjidhen. 

“Plani operativ për programet dhe masat aktive të punësimit hartohet në bazë vjetore. Në vitin 2021, mbulimi total i personave me programe/masa punësimi nga Plani operativ i punësimit arriti në 11.933 persona të papunë. Sipas planit për vitin 2022 është planifikuar të mbulohen gjithsej 14.685 të papunë, nga të cilët të paktën 30% pritet të jenë të rinj deri në moshën 29 vjeç”, tha ministrja.

Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka futur dhe aplikuar Garancinë për Rinjtë. Në vitin 2021, nga numri i përgjithshëm i personave që hynë në procesin e Garancisë për të Rinjtë (19,322), 8,064 të rinj deri në moshën 29 vjeç ose 41% janë punësuar ose janë përvetësuar me shkathtësi fituan që e  kanë përmirësuar punësimin e tyre dhe janë bërë konkurrues në tregun e punës. Përqindja e suksesit prej 41% është larg nga 30 përqindëshi i parashikuar. 

“Edhe në vitin 2022 ka vazhduar zbatimi i Planit të Garancisë për të Rinjtë. Fakti që nga gjysma e parë e korrikut 2022 nga numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë në procesin e Garancisë për të Rinjtë (8840) të rinj deri në moshën 29 vjeç, 3.754 persona ose 42% janë punësuar, respektivisht janë përfshirë në një nga masat e punësimit tregon se këtë vit do ta tejkalojmë përqindjen e vitit të kaluar, gjë që na bën veçanërisht krenarë me vendimin për futjen e Garancisë për të rinjtë”, informoi Trençevska.

Ministrja foli edhe për Ligjin për praktikën, i cili na jep edhe një kornizë tjetër ligjore për përmirësimin e punësueshmërisë së të rinjve përmes përvetësimit të përvojës praktike dhe profesionale. Për trajnimin për aftësi të avancuara të IT-së përmes Planit Operativ, me të cilin të rinjtë bëhen më konkurrues në tregun e punës. 

“Suksesin e politikave rinore të kësaj Qeverie e vërteton edhe fakti se papunësia e të rinjve, e cila në vitin 2015 ishte 43,2 për qind, shënon një trend në rënie, kështu që në tremujorin e dytë të vitit 2021 është 28.3 për qind dhe sërish ka rënë në 24.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2022”, theksoi Trençevska.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve publike, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe të rinjve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe palë të tjera të interesuara relevante.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.