20.12.2022
Trençevska: Familjet kujdestare janë hallkë e rëndësishme në sistemin e mbrojtjes sociale që duhet t’i avancojmë vazhdimisht
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot ka takuar përfaqësuesit e SOS Fshati i fëmijëve. Në takim u prezantuan rezultatet e fushatës së realizuar gjatë vitit 2022 në 23 komuna “Zgjate dorën, ndrysho jetë – bëhu përkujdesës!”, që u realizua me qëllim të promovimit të rëndësisë së kujdestarisë si proces.
Falë kësaj fushate janë vënë re familje të reja të cilat kanë shfaqur interes për të qenë prindër kujdestarë.Krijimi i një sistemi që do të sigurojë mbrojtje adekuate për çdo fëmijë, nënkupton zhvillimin e formave të përkujdesjes sipas nevojave të fëmijëve, prandaj, në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në avancimin e aftësive dhe njohurive të kujdestarëve me theks të veçantë në zhvillimin e ndërhyrjeje të familjeve të specializuara kujdestare.
“Qëllimi ynë si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është të punojmë në cilësinë e shërbimeve të ofruara sociale. Fokusi me të vërtetë duhet të jetë në intervenimin familjeve të specializuara kujdestare”, tha Trençevska.
Por, përfaqësuesit e SOS Fshati i Fëmijëve e informuan ministren se njëkohësisht po punojnë për zhvillimin e një qendre këshilluese-terapeutike që për herë të parë do të zbatojë praktikën e informimit të traumës si një mjet kyç në punën me fëmijët që kanë përjetuar njëlloj traume.
Në fund të takimit, të pranishmit u dakorduan se bashkëpunimi duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të pozitës së familjeve kujdestare dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.