13.12.2022
MTSP: U hap Qendra për gratë viktima të dhunës në familje në rajonin e Pollogut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është themeluar zyrtarisht shërbimi social - Qendra për gratë viktima të dhunës në familje në rajonin e Pollogut - Qendra për gratë viktima të dhunës në familje është njësi organizative e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Gostivar. Në prag të 16 ditëve të aktivizmit, Ministria si institucion së bashku me punonjësit e saj është pjesë e aktiviteteve të shumta për sensibilizimin e dhunës. Hapja e qendrës është një tjetër hap i madh drejt mbrojtjes së grave viktima të dhunës në familje.
Qeveria, si nënshkruese e Konventës së Stambollit dhe pjesëmarrëse besnike në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave e ofron shërbimin e qëndrimit të përkohshëm duke hapur Qendrën për gratë viktima të dhunës. Nëpërmjet këtij shërbimi, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ofrojnë strehim, mbrojtje, ndihmë psiko-sociale dhe mbështetje për viktimat që kanë përjetuar dhunë apo abuzim, që ka për qëllim tejkalimin e situatës, përforcimin e kapaciteteve dhe integrimin e tyre social në shoqëri.
Akomodimi i nevojshëm i viktimës në qendër mund të zgjasë tre muaj me mundësi të zgjatjes për tre muaj ose një vit nëse është rast i jashtëzakonshëm. Gjatë akomodimit njerëzve u ofrohet dihmë psiko-sociale, mbështetje dhe aktivitete të tjera.
Nëse viktima ka edhe fëmijë të cilët nuk janë të vendosur në Qendër dhe të cilët janë përfshirë në procesin edukativ-arsimor, punonjësit profesionalë janë të detyruar të sigurojnë vazhdim të arsimit të rregullt të fëmijëve, përforcim ekonomik të viktimës dhe përfshirjen e saj aktive në tregun e punës.
Me themelimin e Qendrës në rajonin e Pollogut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ofroi shërbime për gratë viktima të dhunës në familje në një rajon ku deri më tani nuk kishte qasje.