25.10.2023
MPPS: Investohen 4.275.256 denarë nga buxheti i MPPS për qendrën ditore në Komunën e Çashkës
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,sot sipas programit të Qeverisë së RMV për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, hapi Qendrën e re ditore për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Çashkës.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe deputetin Muhamed Kadriov, zyrtarisht shënuan fillimin e punës së Qendrës për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Çashkës.
Trençevska informoi se qendra do të ofrojë mbështetje për 12 persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Çashkës.
Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të kujdeset për personat me aftësi të kufizuara dhe t'u përgjigjet nevojave të tyre.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar mjete nga buxheti i vitit 2021 për punimet ndërtimore, për rikonstruksionin dhe përshtatjen e një pjese të ndërtesës, transportin dhe instalimin e pajisjeve në Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Çashkës në shumën totale prej 3.623.098 0,00 denarë pa TVSH, gjegjësisht 4.275.256,00 denarë me TVSH.