26.10.2023

MPPS: Trençevska kryeson delegacionin e RMV-së  në Izmir, të Turqisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm është nisur për në Izmir të Turqisë. Trençevska me ftesë të kryetarit të komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj, kryetarit të komunës Turgutul, Cetin Akin dhe kryetarit të shoqatës kulturore dhe solidaritetit të mërgimtarëve maqedonas - "MAK – GOÇ" nga Izmiri, Kadri Altinkalp do të marrin pjesë në festivalin folklorik maqedonas "Karshijaka - Çashka" - Turgutlu 2023" i cili organizohet në bashkëpunim me Komunën e Çashkës nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në festival, përveç pjesëmarrjes së Komunës së Çashkës, do të marrin pjesë edhe pushteti lokal i Kriva Pallankës, Gradsko dhe Rosoman me shoqëritë e tyre kulturore dhe artistike.

Përveç pjesëmarrjes në festival, ministrja do të zhvillojë takime të veçanta edhe me kryetarin e komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj, kryetarin e komunës Turgutul, Çetin Akin dhe shoqatat maqedonase nga Izmiri, Manisa dhe Turgutul.

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut kryesohet nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe përfaqësues të Komunës së Çashkës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.