05.10.2023

Trençevska: Së bashku me UNFPA-në synojmë sfidat me të cilat po përballet vendi ynë dhe së bashku krijojmë zgjidhje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot Florens Bauer, drejtoreshën Rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNFPA-së në pjesën e përfaqësimit  të të drejtave të njeriut. Vëmendje e veçantë iu kushtua Konferencës së sotme rajonale “Fuqia e Zgjedhjes: Arritja e Autonomisë trupore për gratë dhe vajzat” që u mbajt në Shkup dhe konferenca që do të mbahet në Gjenevë për 10 ditë dhe do të jetë pjesë e mozaikut të diskutimeve që synojnë të kontribuojnë në respektimin më të madh të të drejtave të njeriut.

Bauer dhe Trençevska biseduan edhe për rëndësinë e Strategjisë për Politika Demografike dhe Planin e Veprimit, i cili aktualisht është duke u përgatitur dhe duhet të kontribuojë në avancimin e çështjes së migrimeve dhe plakjes së popullsisë si sfidë me të cilën përballet shteti, por edhe gjithë rajoni në përgjithësi.

Në takim u diskutua edhe për lëvizjet anti-gjinore të cilat janë aktive në vendin tonë, kërcënimi i tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët për përballimin e sfidës me të cilën po përballet vendi. Të pranishmit theksuan se progresi i arritur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar në sigurimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë nuk duhet të ndalet dhe se kjo lloj përkrahjeje nga partnerët është kyçe për këtë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.