02.10.2023
MPPS: Vijon pagesa e rregullt e pensioneve me rritje prej 5.3%
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton pensionistët se vijon pagesa e rregullt e pensioneve, që këtë muaj është rritur për 5.3%.
Sipas Metodologjisë së re, pensioni harmonizohet në 1 mars dhe 1 shtator të çdo viti sipas përqindjes së përftuar si shumë e rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin e kaluar dhe përqindjes së rritjes së pagës mesatare paguhet paga për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e vitit paraprak në raport me gjysmën e vitit që i paraprin.
Sipas kësaj metodologjie dhe të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, pensioni për muajin shtator është rritur me 5.3%. Ky është harminizimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe së bashku me 5.3% në shtator arrin në 13.7%.
Me pagesën e pensionit për muajin gusht, u kthye mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masave të marra për mbrojtje nga koronavirusi.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më herët kishte njoftuar se me pagesën e pensionit për muajin gusht, po kthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masat e miratuara për mbrojtjen nga korona virusi.