25.10.2023

Trençevska: Shqetësimi im kryesor është që fondi të jetë stabil, synimi është që çdo pensionist ta marrë pensionin në kohë dhe në mënyrë të rregullt

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në emisionin e mëngjesit të televizionit Alfa foli për rritjen e pensioneve sipas metodologjisë së re për rritjen e pensioneve dhe për mbështetjen financiare nga periudha e kaluar për kategorinë më të cenueshme të pensionistëve.

“Për momentin 13.200 denarë është pensioni më i ulët. Deri në shtator të këtij viti kemi rritje prej 24%, ndërsa në periudhën e kaluar, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, është paguar përkrahja materiale për 4 muaj prej 1.500 denarë për pensione nga 11.525 denarë dhe 750 për pensione nga 11.526 deri në 14.000 denarë” tha Trençevska.

Lidhur me pyetjet për kërkesat e pensionistëve, ministrja vuri në dukje se publiku dhe një pjesë e pensionistëve me të ardhura më të larta nuk duhet të abuzojnë me cenueshmërinë e pensionistëve me pensionet më të ulëta për pikë politike.

Gjatë emisionit të mëngjesit u hap edhe tema për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe mënyra se si qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Së bashku me Bankën Botërore po punojmë për një softuer të ri ndërveprues që do të shërbejë për të lehtësuar mbledhjen e dokumentacionit. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, me këtë softuer do të mund të marrim informacione në mënyrë zyrtare dhe kjo do të thjeshtojë mënyrën e marrjes së të drejtave”, theksoi Trençevska.

Ministrja shpjegoi se softueri do të kontribuojë në parandalimin e keqpërdorimit të të drejtave të mbrojtjes sociale dhe gjithashtu do të lehtësojë qasjen e qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.