02.10.2023
Trençevska: Avancimi i mbrojtjes së kategorive të cenuara të qytetarëve është detyrë e jona
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar një takim me konsulentët ndërkombëtarë, Xhon Ims (gjyqtar nga Mbretëria e Bashkuar) dhe Viktor Zaharia (kryetar i Bordit për Ndihmë Juridike në Moldavi) dhe përfaqësues nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim, ministres iu prezantua propozimi për themelimin e një organi të vetëm për menaxhimin e sistemit të ndihmës juridike falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për rëndësinë e përforcimit të sistemit për ndihmë juridike falas. Pjesëmarrësit theksuan se një sistem më efikas i PBB-së do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përgjigjes ndaj nevojave të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Ministrja theksoi në takim se për të prioritet do të mbetet gjithmonë mbrojtja e kategorive të cenuara të qytetarëve dhe mirëqenia e tyre.