27.10.2023
Trençevska: Bashkëpunimi ndërsektorial gjithmonë sjell sukses më të madh në përmbushjen e synimeve për cilësi më të mirë të jetës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me ministrin e ri të Transportit dhe Infrastrukturës në Turqi, Abdulkadir Uraloglu. Trençevska në fillim të takimit, ministrit të ri Uraloglu i dëshiroi punë të suksesshme dhe shprehu besimin se ministri do të kontribuojë në zhvillimin më të madh të rajonit.
Në takim u diskutua për investimin e një kopshti modern në Butel, i nisur përmes bashkëpunimit me sektorin e biznesit me Programin e Turkish Airlines - TAV. Për ndërtimin e kopshtit janë ndarë 580 mijë euro dhe në të do të kujdesen rreth 100 fëmijë. Trençevska theksoi se përkrahja për ndërtimin e kopshteve të reja kontribuon në përmbushjen e qëllimit të Qeverisë, përkujdesjen për sa më shumë fëmijë në institucionet parashkollore.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë në të dy vendet. Trençevska theksoi se aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut i ka prioritet investimet në rrugë si parakusht për zhvillim më të madh ekonomik.