19.10.2023

Trençevska – Buzu: Bashkëpunimi mes dy vendeve mund të kontribuojë vetëm në më shumë mundësi për qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Gjenevë ka zhvilluar takim bilateral me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë, Aleksei Buzu. Në takim u bisedua për rrugën evropiane që I pret të dyja vendet deri në integrimin e plotë evropian. 

Ministri i Moldavisë theksoi nevojën për bashkëpunim më intensiv dhe transferimin e përvojave për përgatitjen e ministrive për skriningun që është pjesë e negociatave me BE-në, për harmonizimin e legjislacionit, por edhe për shfrytëzimin e potencialit të të gjithëve punonjësve në ministri në procesin e negociatave evropiane.

Në takim u theksua se përvoja e Maqedonisë së Veriut në përgatitjen për hyrje në Bashkimin Evropian është e një rëndësie të veçantë për Moldavinë. Sidomos në pjesën e fondeve të përdorura nga fondet IPA dhe bashkëpunimin e fortë dypalësh me vendet e rajonit.

Në këtë drejtim, në takim u konfirmua se në periudhën në vijim do të afrohet krijimi i bashkëpunimit formal, veçanërisht në fushat e aktivizimit të tregut të punës, garancisë për të rinjtë, mbrojtjes së fëmijëve, por edhe digjitalizimi i sistemit të mbrojtjes sociale si prioriteti përfundimtar i të dy vendeve.

Në fund të takimit, ministrat theksuan se rruga evropiane është një sfidë, por edhe një imperativ që çon në përmirësimin e përditshëm të të dy vendeve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.