06.10.2023
Trençevska: Rekomandimet e ekipit të ekspertëve të ONP-së do të kontribuojnë në avancimin e proceseve në vend në fushën e punës
Këshilli Ekonomiko-Social ka mbajtur sot seancën e 14-të, në të cilën ku përveç përfaqësuesve të anëtarëve të KES, marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të sindikatave jo përfaqësuese.
Kjo seancë kishte për qëllim prezantimin e rekomandimeve dhe konkluzioneve të ekipit të ekspertëve nga Misioni i Kontaktit Direkt të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), pas analizimit të zbatimit të Konventës për të Drejtën e Organizimit dhe marrëveshjeve Kolektive, 1949 (nr. 98) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të Misionit për kontakt direkt, ekipi i ekspertëve gjatë qëndrimit disaditor në vend zhvilloi një sërë takimesh me institucionet shtetërore, përfaqësues të sindikatave, punëdhënësit, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Avokatin e Popullit, Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe përfaqësues të organizatave të tjera që punojnë në fushën e punës.
Qëllimi i takimeve ishte shqyrtimi i zbatimit të Konventës mbi të drejtën për organizim dhe negociata kolektive, 1949. (Nr. 98) nga Republika e Maqedonisë së Veriut në ligj dhe praktikë, të identifikojë sfidat, të japë rekomandime, por edhe të parashikojë mbështetje të mëtejshme në zbatimin e rekomandimeve të Komitetit për aplikimin e standardeve të ONP-së.
Një nga konkluzionet e ekipit të ekspertëve është se Republika e Maqedonisë së Veriut tregon një përkushtim të fuqishëm për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të punës dhe është një nga vendet e pakta që ka ratifikuar të gjitha konventat për lirinë e asociimit dhe negociatat kolektive, të cilat janë konventat themelore në fushen e punës. ONP mbetet një mbështetëse e vendit në proceset e mëtejshme të dialogut social, negociatave kolektive dhe në sjelljen e reformave në fushën e punës duke përfshirë Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e Këshillit Ekonomiko-Social, falënderoi ekipin e ekspertëve për punën e përkushtuar dhe shprehu besimin se rekomandimet e miratuara do të kontribuojnë në avancimin e proceseve në fushën e punës. Ajo shtoi se Qeveria, si më parë, do të vazhdojë të ruajë dialogun social në vend dhe iu referua rolit të saj si partner fleksibël ndërmjet përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëtorëve, me qëllim zgjidhjen me sukses të çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe sociale në vend që prekin të gjithë qytetarët.