28.10.2023

Trençevska: Vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve varet nga të rinjtë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte në takim kryetarin e qytetit të Manisës, Enver Unlu. Në takim u diskutua për rëndësinë e lidhjes së rajoneve dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

Valiu theksoi se Ballkani është ëndrra e paarritur e Turqisë dhe prandaj është e një rëndësie të veçantë për të ruajtja e marrëdhënieve të ngrohta mes shteteve. Duke ndejkur situatën aktuale në botë dhe konfliktet ushtarake, theksoi se paqja në rajon është aktualisht gjëja më e rëndësishme.

Trençevska foli për bashkëpunimin ndërmjet vendeve dhe për investimet që Turqia po i bën në RMV. Ministrja theksoi se përveç që u mundëson më të rinjve të mësojnë turqisht në vendin tonë, ajo theksoi se Qeveria mbështet edhe të rinjtë nga Turqia përmes bursave për studime në universitetet tona.

Në fund të takimit Valiu e ftoi Trençevskën në festivalin e verës dhe mexhunit, duke theksuar se mexhuni është konsideruar si ilaç që nga koha e Sulltan Sulejmanit dhe se është një manifestim që nuk duhet humbur. Trençevska gjithashtu ftoi Valinë në RMV, veçanërisht në komunat ku tashmë është krijuar bashkëpunimi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.