20.10.2023
Trençevska: Me UNFPA numërojmë 5 vjet bashkëpunim të suksesshëm, vazhdojmë të ecim së bashku edhe në të ardhmen
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtoreshën ekzekutive të UNFPA-së, Dien Keita. Në takim u diskutua për çështjen e barazisë gjinore me theks të veçantë për lëvizjet antigjinore që janë veçanërisht aktuale në rajon në periudhën e kaluar.
Trençevska foli për qëllimin e Konferencës rajonale “Fuqia e zgjedhjes: Arritja e autonomisë trupore tek gratë dhe vajzat” e cila u mbajt në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo tregoi hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen në drejtim të barazisë më të madhe gjinore dhe më shumë mundësive për gratë në të gjitha sferat sociale.
Në takim u theksua se pikërisht tani, kur ka një qarkullim më të madh të lëvizjeve antigjinore, duhet folur me zë të lartë për dhunën me bazë gjinore. Të inkurajojë gratë dhe vajzat për një pavarësi më të madhe ekonomike dhe të inkurajojë pjesëmarrje më të madhe sociale.
Në fund të takimit u theksuan synimet për vazhdimin e bashkëpunimit me të njëjtin integritet si më pare.