05.10.2023
Trençevska: Kur lëvizjet anti-gjinore marrin vrullin më të madh, mbështetja nga organizatat ndërkombëtare është më e rëndësishmja për ne
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me Elisa Fernandez, zëvendësdrejtoreshë rajonale e zyrës rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore. Në takim ishte e pranishme edhe udhëheqësja e Zyrës së UN Women - Shkup, Vesna Ivanoviq Kastared.
Në takim u theksua bashkëpunimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe zyrës së UN Woman, me fokus të veçantë në projektet që kanë të bëjnë me mbështetjen e buxhetit të përgjegjshëm gjinor, dhunës me bazë gjinore dhe barazisë gjinore në përgjithësi.
Trençevska theksoi se është e një rëndësie të veçantë është vazhdimi i punës intensive për zhvillimin dhe zbatimin e Buxhetit të Përgjegjshëm Gjinor dhe krijimi i politikave që do të kontribuojnë në shpërndarjen e barabartë të resurseve. Ajo theksoi se në pjesën e buxheteve të përgjegjshme gjinore Republika e Maqedonisë së Veriut ka punuar që nga viti 2008. Ministrja sqaroi se përpjekja do të vazhdojë edhe në të ardhmen që shteti të jetë lider në rajon për këtë çështje përmes Qendrës Burimore për krijimin e buxheteve dhe politikave gjinore.
Me rëndësi të veçantë është vazhdimi i punës intensive për zhvillimin dhe zbatimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor dhe krijimi i politikave që do të kontribuojnë në shpërndarjen e barabartë të burimeve.
Në fund të takimit u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i organizatave ndërkombëtare dhe ministrisë.