03.10.2023

Trençevska: Pjesa më e madhe e popullatës joaktive janë femra, prandaj vazhdojmë të avokojmë për aktivizimin më të madh të tyre në tregun e punës

“Në Indeksin Gjinor që promovuam së fundmi dhe në botimin “Gratë dhe Burrat”, shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë joaktive janë femra. Kjo e pengon shtetin të shfrytëzojë potencialin e plotë të grave dhe të shfrytëzojë sa më shumë kapitalin njerëzor në shtet. Inaktiviteti i femrave është 55.1%, për dallim nga meshkujt, që është 32.8%, ndërsa hendeku gjinor midis meshkujve dhe femrave në tregun e punës është 20.3%. Arsyet do t'i kërkojmë në stereotipet, paragjykimet dhe shqetësimin e gruas për shtëpinë dhe familjen, veçanërisht në zonat rurale”, tha Trençevska në Top Tema të Televizionit Telma.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte ishte mysafire në televizionin Telma, ku fokusi kryesor i diskutimit ishte pozita e grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shkalla e lartë e papunësisë, hendeku në tregun e punës mes burrave dhe grave dhe propozimi i Ligjit për barazi gjinore si dhe kontributet e tij në avancimin e çështjes së barazisë gjinore në vend.

Trençevska theksoi se rolet gjinore në lidhje me rolin e vajzave dhe djemve krijojnë diskriminim. Ajo theksoi se kur merret parasysh arsimi si faktori kryesor për mundësi të barabarta, me arsimin fillor dhe të mesëm të detyrueshëm, dallimi në pjesëmarrjen e djemve dhe vajzave nuk vërehet, por theksoi se në arsimin e lartë dhe studimet pasuniversitare vërehet në masë të madhe.

Ministrja iu referua përfituesve të të drejtave të mbrojtjes sociale dhe aktivizimit të tyre në tregun e punës.

“Ajo për të cilën po punojmë veçanërisht me përfituesit e Asistencës Minimale të Garantuar është se si t'i aktivizojmë ata në tregun e punës. Përfituesit e kësaj të drejte janë kryesisht pa kualifikime dhe përmes procesit të aktivizimit do të mund të integrohen në tregun e punës. Këtë e ka paraparë edhe Reforma Sociale e vitit 2019, por ne jemi penguar nga kriza e KOVID, tani së bashku me Bankën Botërore dhe Ambasadën Zvicerane po punojmë në këtë drejtim, në këtë proces janë përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale dhe AVRSM. “, theksoi Trençevska

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.