27.10.2023
Delegacioni i RMV-së në vizitë të shoqatave maqedonase në Izmir
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot mërgimtarët në qytetin e Izmirit. Së bashku me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, kryetarin e komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe kryetarin e komunës së Gradsko, Kiro Natskov, zëvendësministrin e kulturës, Daim Luçi dhe sekretaren shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Biljana Kazanxhiska dhe Konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, Ilijaz Ferah mëngjesin e kaluan bashkë me maqedonasit në Izmir.
Gjatë vizitës, delegacioni shprehu mbështetjen e tij për funksionimin e shoqatave të maqedonasve në Izmir.
Trençevska së bashku me kryetarin e Komunës së Çashkës, Stojanovski, ndanë një laptop dhe një printer me qëllim të përforcimit të punës dhe lehtësimit të aktiviteteve të tyre dhe shfrytëzimit të mjeteve digjitale për promovimin e vlerave dhe kulturës maqedonase. Sekretarja Shtetërore e MAS-it, Kazanxhiska, fëmijëve u dhuroi libra me figura dhe ilustrime, me qëllim të pasurimit të bibliotekës së shoqatës.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhen përpjekje për sigurimin e mësimdhënësve të gjuhës maqedonase në Izmir, Turqi.
Në fund të takimit u ndanë pllakata në shenjë falënderimi për takimin e suksesshëm.