04.10.2023
Misioni për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet Komisionit për Aplikimin e Standardeve të ONP-së dhe përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe përfaqësues të kësaj ministrie sot takuan një ekip ekspertësh nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe një ekspert për lirinë e asociimit, të cilët janë në një vizitë disa ditore në vend me qëllim të zbatimit të një Misioni për kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet Komitetit të Zbatimit të standardeve të Konferencës Ndërkombëtare të Punës dhe përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Në kuadër të misionit, ekipi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe një ekspert për lirinë e asociimit gjatë vizitës disaditore do të zhvillojnë një sërë takimesh me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe institucione dhe organizata të tjera të përfshira në fushën e punës.
Qëllimi i takimeve është shqyrtimi i zbatimit të Konventës mbi të drejtën për organizim dhe negociata kolektive, 1949. (Nr. 98) nga Republika e Maqedonisë së Veriut në ligj dhe praktikë, identifikimi i sfidave dhe mbështetje në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Aplikimin e Standardeve.
Në takim, Ministrja Trençevska theksoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rëndësinë e dialogut social në shoqëri, përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në vendimmarrje, lirinë e organizimit dhe negociatave kolektive, respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe punëdhënësve dhe avancimi i tyre.