18.10.2023

MPPS: Trençevska - kryesuese e delegacionit të RMV-së në Gjenevë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, është kryesuese e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë. Delegacioni do të marrë pjesë aktive në Konferencën Rajonale të UNECE/UNFPA - "Popullsia dhe zhvillimi: Garantimi i të drejtave dhe zgjedhjes".

Konferenca duhet të kontribuojë në vlerësimin e progresit në zbatimin e planit të veprimit të krijuar në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin në pjesën e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, si dhe Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm nga viti 2030. Fokusi do të jetë në aktivitetet kyçe të zbatimit dhe do të trajtojë shqetësimet më të gjera të politikave që lidhen me tri tema kryesore: dinamika e popullsisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm, familjet dhe shëndeti seksual dhe riprodhues përgjatë rrjedhës së jetës dhe pabarazitë, përfshirja sociale dhe të drejtat.

Trençevska do të mbajë fjalim në seancën plenare që është pjesë e konferencës.

Përveç pjesëmarrjes aktive në konferencë, ministrja është paraparë të zhvillojë dy takime bilaterale me drejtoreshën ekzekutive të UNFPA-së, Dien Keita dhe me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë, Aleksei Buzu.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.