19.10.2023

Husein: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk është proces i izoluar, por është pjesë e integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha politikat

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein mbajti fjalim hapës në Forumin Rajonal për Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor, eventin final në kuadër të projektit "Përmes lenteve të grave: ngritja e politikave dhe iniciativave buxhetore, monitorimi i zbatimit të planeve lokale të veprimit për barazinë gjinore".

Në fillim të fjalës së tij në Forum, zëvendësministri Husein theksoi se barazia gjinore dhe mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë janë prioritet dhe përkushtim i vendosur i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se në vazhdimësi po ndërmerren aktivitete për avancimin e legjislacionit të përgjithshëm, politikat dhe dokumentet strategjike që lidhen pikërisht me këto fusha

Huseini informoi se iniciativat buxhetore të përgjegjshme gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohen që nga viti 2009 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

"Deri më sot, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është pilotuar në 14 ministri resore dhe 7 agjenci shtetërore me mentorim të vazhdueshëm ekspertësh të ofruar nga UN Women", theksoi Husein.

Gjithashtu, Huseini informoi se vitin e kaluar është themeluar Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, e cila ofron mbështetje eksperte, praktika të mira, hulumtime, burime dhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve publikë në fushën e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Është e para qendër e tillë e hapur në rajon dhe synon të kthehet në një qendër rajonale të dijes.

Deri më tani, në Qendrën Burimore janë zbatuar 32 trajnime dhe janë trajnuar 498 persona nga administrata publike me temën e barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe në fushën e mosdiskriminimit.

Zëvendësministri Husein theksoi se buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk është një proces i izoluar, por është pjesë e integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha politikat me synim përmirësimin e pozitës së gruas dhe uljen e pabarazisë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.