25.10.2023

Trençevska: Shpërblimet për Siguri dhe Shëndet gjatë Punës janë një shembull i shkëlqyer, udhërrëfyes dhe frymëzim për kompanitë e tjera në vend që të ndjekin rrugën e sigurisë në vendet e punës

Me rastin e Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Këshilli për Siguri dhe Shëndet në Punë, në partneritet me Zyrën e Fondacionit "Fridrih Ebert" në Shkup, organizuan një ngjarje për të shënuar këtë javë dhe për të shënuar kontributin e përbashkët në rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, hapi sot manifestimin dhe falënderoi të gjithë palët relevante që kontribuojnë në vazhdimësi në angazhimet e përbashkëta në fushën e promovimit dhe avancimit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Pikërisht gjatë kësaj jave, në të gjithë Evropën, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në vendet kandidate për anëtarësim, duke përfshirë edhe vendin tonë, po organizohen një numër i madh eventesh. Në këtë drejtim, një nga mesazhet kryesore të Fushatës Evropiane të SSHP dhe Javës Evropiane të SSHP është mesazhi se: “Siguria dhe shëndeti në punë na prek të gjithëve njëlloj. Janë të mira për secilin prej nesh.  Janë të mira gjithashtu edhe për biznes”, tha Trençevska.

Ministrja shpjegoi se në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, është realizuar dhe zbatuar procedura e vlerësimit të sistemeve të SSHP në kuadër të kompanive nga Republika e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar në thirrjen publike. Ajo theksoi se zgjedhjet e këtij viti organizohen edhe nga Këshilli i SSHP, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me përfshirjen e ekspertëve të sigurisë në punë dhe doktorët e mjekësisë së punës, të cilët morën pjesë në vlerësimin e kompanive.

Ajo njoftoi gjithashtu nisjen e fushatës së re të ministrisë.

“Ne po nisim një fushatë të re evropiane për vende pune të shëndetshme që do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo fushatë e Agjencisë Evropiane për SSHP (EU-OSHA), do të titullohet "Puna e sigurt dhe e shëndetshme në epokën digjitale" dhe do t'i kushtohet ndërgjegjësimit për teknologjinë digjitale dhe digjitalizimin gjithnjë e më të theksuar në punë dhe ndikimin që ajo ka në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, theksoi Trençevska.

Në fund të aktivitetit u nda edhe Çmimi Kombëtar për kompaninë me sistemin më të mirë të implementuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për vitin 2023. Fitues të çmimeve janë: Miniera"SASA", Alkaloid - Shkup dhe Rade Koncar TEP - Shkup.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.