02.10.2023
Në KES u prezantua Plani për qëndrueshmërinë fiskale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike: politikat, rekomandimet, masat dhe treguesit
Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u diskutua për Planin për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje për rritjen ekonomike: politikat, rekomandimet, masat dhe treguesit.
Plani për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike, si pika e vetme në rendin e ditës të seancës së sotme të KES, u prezantua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, pas së cilës u hap një diskutim nga anëtarët e pranishëm të Këshillit Ekonomik dhe Social si dhe para sindikatave jo-përfaqësuese, të cilat ftohen dhe marrin pjesë në të gjitha seancat e KES.
Plani përbëhet nga tri pjesë: Masat dhe programet për zvogëlimin e shpenzimeve, Masat dhe rekomandimet për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave buxhetore dhe masat dhe rekomandimet për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare shtetërore.
Ministri theksoi se konsolidimi fiskal nënkupton politika specifike që synojnë uljen e deficitit buxhetor dhe borxhit. Kur flasim për një plan për konsolidimin fiskal, nënkuptojmë masat për uljen e hendekut ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, duke shkurtuar shpenzimet dhe/ose duke rritur mbledhjen e të ardhurave.
Pas shqyrtimit të Planit të Këshillit Ekonomik dhe Social, propozimi do t'i dorëzohet Qeverisë për miratim.