30.10.2023
Trençevska: Përmes bashkëpunimit me disa organizata të shoqërisë civile, ne ofrojmë mundësi të barabarta për grupe të ndryshme të synuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar përfaqësueset e Shoqatës “Iniciativa e Grave Shuto Orizarës”. Në takim u diskutua për krijimin e një bashkëpunimi më të madh ndërmjet institucioneve përkatëse, përfshirë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me qëllim promovimin e të drejtave të grave rome.
Qëllimi i Shoqatës " Iniciativa e Grave të Shuto Orizarës " është të jetë një organizatë lidere e grave rome që do të përfaqësojë, fuqizojë dhe edukojë vajzat dhe gratë e reja rome për të ushtruar të drejtat e tyre sociale, ekonomike dhe shëndetësore, pa diskriminim, duke siguruar dhe ofruar informacione, shërbime sociale dhe ndihmë juridike për të arritur të drejtat e saj.
Në takim u inicua nënshkrimi i memorandumit në pjesën e projektit që themelon Asociacionin me mbështetjen e zyrës së UNFPA-së në Shkup në pjesën e mbështetjes së grave viktima të dhunës në bazë gjinore dhe përforcimit të kapaciteteve të institucioneve si dhe ndërgjegjësimi për të njëjtën çështje.
Trençevska i inkurajoi përfaqësuesit në kuadër të projektit që të përforcohen dhe të hapin rrugën drejt licencimit të shoqatës së tyre si ofrues të shërbimeve. Duke theksuar se ajo ka punuar personalisht për konceptin e Një Shoqëri për të Gjithë që nga viti 1997 dhe se licencimi i një shoqate, përfaqësuesit e së cilës janë nga komuniteti rom, do të ofrojë shërbimet për gratë rome. Megjithatë, ajo theksoi se në këtë mënyrë do të përforcohet besimi i grave nga të gjitha grupet minoritare në ofruesit e shërbimeve.
"Vetëm përmes punës së përbashkët, duke përfshirë të gjitha komunitetet, ne mund t'u përgjigjemi nevojave të të gjithë qytetarëve në vend," tha Trençevska.