27.10.2023

Trençevska: Bashkëpunimi ndërmjet vendit tonë dhe Turqisë është urë lidhëse që mundëson marrëdhënie më të mëdha miqësore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi takuan kryetarin e komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj. Në fillim të takimit, ministrja Trençevska shprehu mirënjohjen e saj për ftesën e delegacionit që të jetë në vendin e tyre me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe konfirmimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryetari Tugaj në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i afërt me Turqinë, duke treguar edhe rrënjët e themeluesit të tyre Kemal Ataturk, i cili është me origjinë nga RMV.

Në fokus të diskutimit në takim ishte kultivimi i ndarjes së popullit maqedonas dhe atij turk. Trençevska theksoi se në RMV ka kopshte ku programi edukativo-arsimor zhvillohet në gjuhën turke dhe është e mundur të kultivohet kultura e tyre që në moshë të vogël.

Në fund të takimit u shprehën bindjet se mbështetja dhe bashkëpunimi i mëparshëm është vetëm fillimi dhe se do të thellohet në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.