16.10.2023

Trençevska: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara shihet në realizimin e aktiviteteve që avavancojnë cilësinë e jetës së tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me Sabina Grubenson, sekretare e përgjithshme e Fondacionit "Loza" dhe Per Rilov, kryetarin e bordit drejtues të fondacionit"Loza".

Në takim u diskutua për projektet e ardhshme që mund të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe fondacionin.

Ministres iu prezantua një plan për donacion nga fondacioni “Loza”  3 dhoma sensorike, të destinuara për nevojat e përfituesve që strehohen në Institucionin Special Demir Kapi.

Në fund të takimit, ministrja falënderoi për mbështetjen, idetë dhe përvojat e shkëmbyera. Ajo theksoi se çdo hap i ndërmarrë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara. Trençevska tregoi se deinstitucionalizimi vazhdon të jetë prioritet në punën e saj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.