26.05.2022

Trençevska: Kjo Qeveri ka rritur pagat e punëtorëve në kopshte për 36% dhe nga viti 2017 deri më sot ka ndërtuar 69 kopshte 

“Që nga viti 2017 dhe analiza e gjendjes në kopshte është konstatuar një situatë dëshpëruese. U konstatua një mungesë prej rreth 2000 vende pune dhe shumica e atyre që punonin në to ishin të punësuar me kohë të pjesshme. Me ardhjen e kësaj Qeverie të gjithë morën vendime kohë të pacaktuar. Nga viti 2018-2022, gjithsej kjo Qeveri ka dhënë pëlqime për punësimin e 2385 personave”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare për gjendjen me të punësuarit në kopshte.

Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dorëzuar kërkesa për miratim në Ministrinë e Financave, me të cilat do të rritet numri i vendeve të punës, sidomos aty ku ka pensione, dorëheqje të përhershme dhe kapacitete të reja.

Ministrja iu referua edhe pagave të punëtorëve në kopshte, të cilët në vitin 2019 kjo Qeveri i rriti për 21 %, ndërsa me marrëveshjen e re me SASHK-un, paga e edukatorëve dhe kujdestarëve do të rritet për 15 %, që është një rritje prej 36 % pagë të rritur në vitin 2022. Ndryshe nga koha kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE, kur paga e punëtorëve në kopshte u rrit vetëm për 4%.

Ajo tha se të gjitha punësimet në kopshte janë në kurriz të shtetit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe shpenzimet materiale. Si dhe me rebalancin e Buxhetit janë parashikuar edhe rritje të bllok-dotacioneve të shpenzimeve materiale, sepse kjo Qeveri ka vesh për të dëgjuar dhe e merr parasysh gjendjen e krizës ekonomike dhe energjetike me të cilën të gjithë po përballemi.

Gjithashtu, po rriten bllok-dotacionet edhe për punësimet e reja me qëllim përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në institucionet parashkollore.

“Që nga fillimi i vitit 2017 e deri më sot kemi ndërtuar 69 kopshte për 4300 fëmijë. Në proces është ndërtimi  i 28 kopshteve, 13 prej të cilave do të hapen deri në fund të këtij viti dhe në këtë mënyrë do të rritet përfshirja e 1360 fëmijëve të rinj. Deri në fund të vitit 2023 do të përfundojnë edhe 15 kopshte të reja dhe do të rritet përfshirja për 1905 fëmijë të rinj. Kjo është një konfirmim se sa po investohet në mbrojtjen e fëmijëve”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.